Drejt Punës/Emin Kurti: Si t’i
qëndrosh besnik profesionit të parë

Drejt Punës/Emin Kurti: Si t’i<br />qëndrosh besnik profesionit të parë
Emin Kurti, djaloshi 22-vjecar nga Tirana, i cili prej një viti shërben në një prej lokaleve më të njohura në Tiranë, na tregon pasionin e tij për punën, kalimin nga ndihmës-kamarier në kamarier, por edhe eksperincën gjatë katër viteve. Si fillim puna e tij ka nisur si praktikantë, më pas si ndihmës/kamarier dhe pasi i kaloi me sukses këto faza, sot është kamarieri kryesor në Colonial Bar, jo vetëm duke shërbyer, por duke u njohur më nga afër me magjinë e cocktaileve. Ai na tregon se çdo gjë e ka fituar në bazë të punës dhe si çdo profesion dhe ai i kamarierit ka avantazhet dhe disavantazhet e veta, por ai thotë se ka gjetur veten.
 
Prej sa kohësh e ushtroni këtë zanat?

Fillimet e mija në shërbim kanë nisur rreth katër vite më parë, si fillim praktikant, më pas ndihmës e tani zotëroj postin e kamarierit.
 
Është një zanat që do donit t’i përkushtoheshit edhe në të ardhmen, apo një punë që e bëni për shkak të të ardhurave?

Si çdo i ri, në fillim  nisa të punoja si kamarier për shkak të ardhurave. Por, me përkushtimin që i kam dhënë dhe të mirat që më ka ofruar, tani nuk e bëj vetëm për shkak të ardhurave, por më është kthyer në një pasion dhe një mënyrë për të shprehur e për të zotëruar mirë shërbimin si një nga fushat më të rëndëssishme në turizëm. 
 
Cilat janë mundësitë për të përparuar në këtë profesion. Domethënë, ndryshimi mes një barman dhe një baristi të thjeshtë?

Si çdo punë dhe shërbimi është një punë që ka shkallët e ngjitjes. Siç e theksova, unë kam nisur punë si praktikant i thjeshtë, por dëshira më shtyu që të mësoj më tepër. Dëshira për të përvetësuar shërbimin si fillim tek vetja e më pas duke e reflektuar tek klientët më motivoj që të mos mbetesha vetëm një ndihmës, por të kisha më tepër kontakte me klientët. Ndryshimi që kam hasur unë nga ndihmës kamarier në një pjestarë të të shërbimit, është kontakti më i tepërt me klientët. Sugjerimet që mund të ofroj dhe më e rëndësishmja është kënaqësia që merr nga klientët.  
 
Sa e rëndësishme është kualifikimi dhe çfarë i nevojitet një kamarieri për të ushtruar këtë profesion?

Kualifikimi është shumë i rëndësishëm për të ushtruar këtë profesion. Unë kam ndjekur shkollën e mesme “Hoteleri Turizëm”, post praktikave që kam kryer gjatë studimeve. Kualifikimi është tepër i rëndësishëm pasi detyra ime kryesore është të shërbej dhe t’u ofroj klientëve më të mirën që ata të ngelen të kënaqur.
 
E rëndësishme në këtë profesion është komunikimi më klientët. Çfarë aftësishë komunikuese dhe sa i duruar duhet të jetë një kamarier, këtu vlen të theksojmë veçanërisht në Shqipëri?

Sigurisht që komunikimi është një pjesë e rëndësishme e këtij profesioni, por jo vetëm komunikimi edhe etika e veshjes dhe mënyra e qëndrimit. Të gjitha së bashku sjellin ndërveprimin kamarier-klientë, por në vendin tonë ka mjaft probleme ndërmjet kamarier-klient sepse në punën tonë mund të gjendemi në situata të vështira dhe me njerëz problematik. Qëndrimi me klientët duhet të jetë mjaft i qetë dhe duhet të jemi gjithmonë të qeshur duke trasmetuar energji pozitive.
 
Si i shikoni hapësirat ku mund të ushtrohet profesioni i kamarierit?

Sektori i turizmit po rritet çdo ditë dhe më shumë ne vendin tonë, duke e bërë shërbimin si një ndër profesionet më të preferuara në vendin tonë. Por, si një vend në zhvillim nuk mund të themi që ka hapësira të mëdha për shërbimin ose për kamarier/barman. Momentalisht hapësirat e ushtrimit të këtij profesioni janë të vogla dhe nuk të ofrohen në shumëllojshmëri si për të zgjeruar njohuritë, po ashtu dhe profesionalizmin.
 
A është barman/kamarier një profesion që mund ta ushtrosh gjatë gjithë jetës, duke filluar nga lokalet e lagjeve deri të hotelet prestigjioze?

Profesioni që unë zotëroj e shikoj në plane afatgjatë pasi është një punë me prespektivë për të ardhmen, sigurisht duke u rritur profesionalisht dhe duke synuar pse jo bare apo restorante luksoze.

emini kurti

Shkrimi u botua në numrin e sotëm të gazetës "Shqiptarja.com", versioni print

Redaksia Online 
(xh.k/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    A po jep rezultate lufta e SPAK ndaj grupeve kriminale?



×

Lajmi i fundit

Analiza: A mund ta zgjidhë FMN-ja krizën e borxhit të vendeve të varfra?

Analiza: A mund ta zgjidhë FMN-ja krizën e borxhit të vendeve të varfra?