Drejt Punës/ Ervis Ademi: Ta
bësh klientin të ndihet si në shtëpi
Ervis Ademi, 24-vjeçari nga Durrësi me profesion menaxher recepsioni, është një ndër të trajnuarit e parë të programit “Albtrainer”. Ervisi, thotë se i ka pëlqyer gjithmonë të punojë në fushën e turizmit.
Ervis Ademi, 24-vjeçari nga Durrësi me profesion menaxher recepsioni, është një ndër të trajnuarit e parë të programit “Albtrainer”. Ervisi, thotë se i ka pëlqyer gjithmonë të punojë në fushën e turizmit.
“Kur vendosa të ndjek shkollën e hoteleri turizmit në Durrës, nuk isha shumë i qartë për shkallët kualifikuese që kërkonte ky profesion. Thjeshtë më pëlqente që në të ardhmen të punoja në profilin e hotelerisë. Gjithmonë më ka pëlqyer komunikimi me klientët dhe e kam parë si sfidë që klientin ta bëj të ndihet si në shtëpi”, thotë Ervisi.
Ai punon si menaxher recepsioni në një prej hoteleve më të njohura në Durrës. Ishte pjesë e projektit pilot që “Albtrainer” zhvilloi në këtë qytet dhe sot e bën qartë dallimin e kualifikimit që kishte përpara këtij trajnimi dhe aftësive që zotëron tani.
“Mendoj se bazat e këtij profesioni unë i kisha përfituar që në vitet e shkollimit. Por gjatë trajnimit nga tetori i 2015 deri më sot kam kuptuar dhe rikuperuar shumë mangësi sidomos në komunikimin dhe marrëdhëniet me klientët, në menaxhimin e ankesave të klientëve, në menaxhimin e duhur të detyrave dhe organizimin e duhur të punës në skuadër”.
Ervisi thotë se kualifikimet e marra gjatë këtyre muajve trajnim, janë të dukshme në shërbimet që ai ofron gjatë oreve të punës në hotel. “Reflekton shumë kjo përvojë e re në shërbimet në hotel, pasi ky program bën që hotelet shqiptare të përfitojnë një frymë të re standartesh në shërbim dhe menaxhim”.
Sondazhi i ditës:
A po jep rezultate lufta e SPAK ndaj grupeve kriminale?
-
Po
74.2%
-
Jo
18.9%
-
Nuk e di
6.9%
Vota total: 4339
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
VIDEO/ Roma mund 1-0 Genoan, ekipi i De Rossit jashtë Champions League
19 Maj, 22:48
-
Egnatia siguroi finalen, Edlir Tetova: Vllaznia s'na vuri në presion! Thomas Brdaric: Fillim i keq për ne
19 Maj, 22:43
-
Rrëzimi i helikopterit me presidentin iranian, në zonën e aksidentit shkon komandanti i Gardës Revolucionare
19 Maj, 22:38
-
FOTO/ Të veshura me fustane nusërie, Edlira e Alba, çifti i së njëjtës gjini kurorëzojnë dashurinë në tarracën e bashkisë Tiranë
19 Maj, 22:15
-
Final 4/ Egnatia dhe Vllaznia 'shterpë' në 'Air Albania', rrogozhinasit gjejnë Partizanin në finalen e Superligës
19 Maj, 22:05
-
Meta në Berat dhe paralajmëron kryebashkiakun: Pas një muaji mos më dil përpara
19 Maj, 22:02
-
Arrestohet 53-vjeçari shqiptar në Greqi, tentoi të përdhunonte punonjësen që i pastroi shtëpinë
19 Maj, 21:51
-
Rrëzimi i helikopterit të presidentit iranian, ushtria: Aeroplani është lokalizuar
19 Maj, 21:45
-
Bilanci i pabesueshëm, Pep Guardiola fiton një trofe çdo 23 ndeshje! Rekordi i Premier League
19 Maj, 21:35
-
BE-ja aktivizon shërbimin e hartës për të ndihmuar përpjekjet e kërkimit
19 Maj, 21:30
-
La Liga zhvilloi javën e parafundit në një orar, Real Madrid barazoi 4-4 ndaj Villarreal! Fiton Barça dhe Girona, Cadiz rrëzohet
19 Maj, 21:24
-
Dita ndërkombëtare e muzeve, aktivitet në parkun e Apolonisë! Me qindra qytetarë vizitojnë muzeun arkeologjik
19 Maj, 21:15