Drejt Punës/ Fitnete Duro: Pse i 
orientova vajzat drejt këtij zanati

Drejt Punës/ Fitnete Duro: Pse i <br />orientova vajzat drejt këtij zanati
TIRANE- Ato janë tri muskutieret e Cirkut, skuadër të cilës nuk i shterojnë asnjëherë energjitë. Fitnetja, Klaudja dhe Era Duro janë tri artistet të cilat çdo ditë në mëngjes i gjejmë pranë Cirkut të Tiranës në prova. Edhe pse në këtë rrëfim na thotë që s’ka dashur që vajzat të ndjekin rrugën e saj edhe po të kishte 10 vajza.

Ndryshoi vendim pasi ishin ata që dëshiruan këtë rrugë, duke ndjekur çdo perfomancë të saj si psektatore. Edhe pse sot ajo mban mbi supe afro 4 dekada karrierë në akrobaci dhe mban titullin “Mjeshtre profesioniste”, vazhdon me të njëtin ritëm dhe energji ta bëjë këtë punë.

Të sfidosh tregun e punës
Shpesh herë të rinjt hasin vështirësi jo vetëm në zgjedhje, por edhe për faktin se prindërit ndikojn negativisht në orientimin profesional. Me Klaudian ka ndodhur e kundërta, ajo tashmë është në vitin e 5-të në Universitetin e Sportit dhe vazhdon prej 10 vitesh si akrobate në Cirkun e Tiranës.

Veç pasionit ajo njihet edhe për sfidat e saj në arenën e cirkut, ku ndër to janë numrat e ajrit, ekuilibrit, xhongleres dhe prestigjiatori. Shumë vite stërvitjeje bënë që vajza të rritej profesionalisht, teksa mësonte numrat e vështirë. Ndërsa me Erën, vajzën e vogël, në fakt ajo nuk është më e vogël, por si më e vogla e familjes është më e përkëdhelura dhe më me fat pasi nuk ka pasur vetëm një trajniere, por dy. Fitneten dhe Klaudian, të cilat e kanë motivuar në çdo hap që ajo ka hedhur, madje ajo njihet edhe për numrin e saj ‘fjongo’ të cilën e realizon në perfeksion në një lartësi të madhe.  
 
Të orientosh fëmijët drejt dyervë të Universiteteve është e vështirë. Ju keni mundur që t’i trashëgoni një zanat që ju e vazhdoni dhe sot...?
Ka vite që Klaudia dhe Era janë bërë pjesë e punës sime të përditshme. Kam vite që i stërvis vajzat dhe merrem gjatë gjithë kohës me to në shtëpinë tonë, pasi kështu e quaj arenën e Cirkut. Kur ishin të vogla i merrja që të shikonin çdo shfaqje, por duke e ditur rrezikun dhë vështirësinë që kishte cirku, thoja të kemë 10 vajza nuk do ti bëja akrobate, por ja që ndodhi e kundërta! Me kalimin e viteve ato u bën pjesë e kësaj arene dhe u rritën pranë çdo sfide. Sot, jam shumë e lumtur që të dyja vajzat kanë një orientim dhe kanë prekur suksesin e kësaj skene.
 
Ky është një zanat i vështirë për femrat. Si i keni përvetësuar këto ushtrime dhe sidomos ushtrimin e ‘fjongos’ 12 m mbi skenë?
Kur ishim me një shfaqje me Cirkun në Itali, patëm rastin jo vetëm të performonim, por edhe mundësinë të shikonim numra të rinj akrobacie. Në këtë perfomancë akrobatja italiane na krijoj mundësinë që veglën të na e bënte dhuratë duke e provuar dhe ne në skenën tonë. Në fakt, ka qenë një numër shumë i vështirë pasi kërkoja dhe e shikoja në video deri sa arrita ta realizoja. Prandaj them se, të rinjt sot kanë më shumë mundësi zgjedhje dhe mjeshtrat e skenës i japin ushtrimet ‘llokum te goja’.
 
Të sfidosh tregun e punës është pak e vështirë, prandaj veç akrobacisë Era dhe Klaudia janë etiketuar si ‘Vajzat e zjarrit”?
Përveç akrobacisë dhe numrave të ajrit që bëjnë vajzat, ata ju futën edhe rrugës zjarrit, prandaj shumë njerëz i njohin si ‘vajzat që luajn me zjarrin’. Më pëlqen shumë që ekzekutojnë numra mbreslënës të dyja, por ajo që na ka bërë më të suksesshme është edhe ftesat që na vijnë jashtë cirkut nëpër evente serioze, aktivitete apo dasma.
 
Duket se vajzat tashmë nuk janë vetëm të suksesshme në orientimin e tyre, por gjenerojnë dhe të ardhura nga puna e tyre?
Është shumë e rëndësishme kur të vlersojnë punë, pasi unë e çmoj shumë punën. Sigurisht që, të sakrifikosh dhe të punësosh me përkushtim duhet edhe të shpërblehesh dhe kështu ka ndodhur dhe me vajzat. Kur janë jashtë arenës së Cirkut janë shpërblyer për punën e tyre me zjarrin. 


Shkrimi u botua në Shqiptarja.com (print) në 23 Korrik 2015

Redaksia Online
(d.a/shqiptarja.com) 

  • Sondazhi i ditës:

    Pronat shtetërore mund të shkëmbehen me private, si e vlerësoni ligjin?



×

Lajmi i fundit

Sulmohen me gurë 2 autobusë me tifozë të Skënderbeut, nga Tirana po ktheheshin në Korçë! Thyhen xhamat (FOTO)

Sulmohen me gurë 2 autobusë me tifozë të Skënderbeut, nga Tirana po ktheheshin në Korçë! Thyhen xhamat (FOTO)