Drejt Punës/ Tatjana Adhami: Si të
 përvetësosh profesionin e librarit 

Drejt Punës/ Tatjana Adhami: Si të<br /> përvetësosh profesionin e librarit 
Profesioni i bibliotekarit është përballur me shumë probleme, ku jo e pakët ka qenë pikërisht bota virtuale ku gjendet libri. Edhe pse në të shkuarën profesioni i bibliotekarit ka qenë i fokusuar tek xhvillimi i kolkesioneve të librave, të ndara sipas orientimeve të lexuesit, sot ky profesion po lufton shumë me jetëgjatësinë për shkak të zhvillimit të botës virtuale.

Sfidat
Të jesh një librar i mirë, në radhë të parë duhet të jesh i informuar mbi koleksionet dhe risitë që ka në letërsi, pa harruar këtu edhe komunikimin me lexuesin. “Të zotërosh më së miri një profesion, në radhë të parë duhet të jesh i informuar mbi çdo libër që ka biblioteka, pavarësisht kohës ne nuk mund të lexojmë çdo tip letërsie, por duhet të arrijmë të depërtojmë tek lexuesi edhe me mënyrën se si duhet t’ia ofrojmë. Nëse ti fokusohesh vetëm tek tregëtimi i librit dhe fitimi, nuk je një librar, por një shitës”, tregon Tatjana.

Të rinjtë përballë librave
Librari-kafe ka shumë në Tiranë, madje duhet të theksojmë që shumica prej tyre gjenden në afërsi të Fakulteteve. Kjo nxitje dhe kjo risi që tashmë po ndiqet nga shumë sipërmarrës dhe njohës të mirë të librit, na sjellin një tjetër koncept për librin. Studentët janë kryesisht ata që gjenden përballë kësaj risie, ku veç kafesë ato injektohen nga librat të cilët duken sikur janë shoqëruesit më të mirë gjatë një ore pushimi. Edhe pse kostoja për të blerë një libër është shumë e madhe, sot të rinjt kanë të drejtën e të lexuarit apo të shfletuarit të një libri kundrejt pagesës së kafesë, duke fituar jo vetëm qetësinë, por edhe dijen.
 
Prej sa kohësh gjendesh në Bibliotekën Albania dhe si qëndron marrdhënia juaj me librin?
Të punosh me librin prej 12 vitesh, mbi të gjitha është një kënaqësi. Që në fëmijëri kam qenë e lidhur shumë pas librit, ku fal prindërve që më kanë nxitur gjithmonë të lexoj sot jam bërë një biblotekare 12 vjeçare.
 
Si e shikoni zanatin e librarit në Shqipëri?
Përsa i përket eksperiencës sime si librare, mund të them se sot në Tiranë numërohen shumë librari, por varet se çfarë punëson, një shitëse apo librare sepse janë dy gjëra krejt të kundërta. Në këtë pozicion që jam aktualisht, jam më e vjetra dhe këtë e them me shumë krenari. Të jesh një librar apo librare në radhë të parë duhet të jesh një profesonist, duke përdorur eksperiencën tënde për të afruar lexuesin me librin.  
                       
Ju theksoni se shitësi dhe librari kanë një diferencë të thellë...?
Që në fillimet e mija pranë librari Albanias, në momentin që më hyn një lexues, që i përket çdo grupmoshe duhet të ndjek disa taktika që i takojnë një librare. Në momentin që një lexues, qoftë ky i rregullt apo jo, librari duhet të ndjek disa rregulla; së pari kontakti me lexuesin duhet të bazohet tek orientimi jo vetëm i titujve, por edhe i përmbajtjes, librari duhet të arrij të barazojë moshën me librin e kërkuar; librari ska si qëllim vetëm tregëtimin, por edhe mënyrën se si komunikon me lexuesin.
 
Sot, Tirana është mbushur me librari, gjë e cila sjell edhe në zhvillimin e zanatit të librarit. A duhet të ketë më tepër librarë?
Padiskutim! Por, librarët sot janë të paktë dhe kjo është një arsye. Nuk dua të godas libraritë, por nëse një librar kthehet në një librashitës, atëhere nuk është një librarë. Suksesi i librarit nuk qëndron vetëm tek të lexuarit e çdo libri, por me një kombinim mes stafit ashtu siç ndodh tek libraria jonë, kordinohemi dhe nuk gjendemi kurr të papërgatitur para lexuesit, madje unë jam në brendësi të çdo libri apo kategorie të letërsisë që ne kemi tek “Albania”. Dallimi i zhanrit apo tipit të kërkesave në sezone të ndryshme, është një tjetër aftësi që librari duhet të zotëroj të bëj dallimin mes kërkesës dhe ofertës tek lexuesi.
 
Si mund të bëhesh një librarë i mirë duke ndjekur këto këshilla që ti na rrëfeve?
Të zotërosh më së miri një profesion, në radhë të parë duhet të jesh i informuar mbi çdo libër që ka biblioteka, pavarësisht kohës ne nuk mund të lexojmë çdo tip letërsie, por duhet të arrijmë të depërtojmë tek lexuesi edhe me mënyrën se si duhet t’ia ofrojmë. Nëse ti fokusohesh vetëm tek tregëtimi i librit dhe fitimi


Shkrimi u botua në Shqiptarja.com (print) në 4 Qershor 2015

Redaksia Online
(d.a/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Pronat shtetërore mund të shkëmbehen me private, si e vlerësoni ligjin?



×

Lajmi i fundit

Sulmohen me gurë 2 autobusë me tifozë të Skënderbeut, nga Tirana po ktheheshin në Korçë! Thyhen xhamat (FOTO)

Sulmohen me gurë 2 autobusë me tifozë të Skënderbeut, nga Tirana po ktheheshin në Korçë! Thyhen xhamat (FOTO)