Drejt Punës/Telha Dogani: Të
emigrosh dhe të fitosh zanatin

Drejt Punës/Telha Dogani: Të<br />emigrosh dhe të fitosh zanatin
Post-komunizmi një pjesë të mirë të shqiptarëve i gjeti nëpër rrugët e Europës, duke kërkuar për një mundësi më të mirë jetese. Por, për pjesën dërrmuese të tyre nuk pati sukses, pasi e gjetën veten si hidraulik, elektriçist apo riparues pa pasur një kualifikim të caktuar, një mundësi kjo sa e mirë, por edhe e hidhur pasi nuk mund të jesh i gatshëm për tu përballuar me tregun për shkak të kualifikimit profesional. Këtë gjë na e tregon më së miri Telha Dogani, 48 vjeç i cili prej 3 muajsh po ndjek kursin e Instaluesit të rrjetit Elektrik për të njohur zanatin.
 
Një certifikatë, të plotësoni njohuritë që ke

“E kam ushtruar si zanat, por nuk kam pasur mundësinë ta perfeksionoj me një shkollë. Përveç përvojës së punës, nuk është se më është dhënë mundësia të kualifi kohem, prandaj dhe ndërmora këtë iniciativë”, tregon Telhai, duke e vënë theksin tek njohja e zanatit përmes certifikimit. Sipas tij, njohja e zanatit me anë të kurseve është një anë pozitive që po ofron arsimi profesional në Shqipëri.

Të punosh në Greqi e të kualifikohesh në Tiranë
 
Rasti i Telhait na portretizon pjesën dërrmuese të shqiptarëve, të cilët u larguan në kërkim të ëndrrës, por fituan një zanat të caktuar edhe pse luftuan për një kauz jetësore. Pavarësisht vështirësive dhe sfidave, ata kanë guximin të kthehen në atdhe dhe të konkurojnë për një vend pune që iu takon.

Duke parë breza të ndryshëm pamë që ju jeni një ndër kursantët që jeni të interesuar për këtë profesion. Si e gjetët veten në këtë grup?

E kam ushtruar si zanat, por nuk kam pasur mundësinë ta perfeksionoj me një shkollë. Përveç përvojës së punës, nuk është se më është dhënë mundësia të kualifikohem, prandaj dhe ndërmora këtë iniciativë. Duke parë dhe stadin profesional, besoj se ishte e domosdoshme kualifikimi në këtë kurs. Sot, nëse nuk ke një diplomë që e njeh këtë zanat, nuk mund të jesh konkurrues në treg, prandaj dhe ky certifikim për mua vlen shumë. Ndryshe nga kursantët e tjerë, unë kam hasur vështirësi në anën teorike, pasi atë praktike e kam të përvetësuar.

Mendoni se ky kualifikim është një hap pozitiv, përsa i përket përballjes me tregun e punës?

Duke qenë se kam vite në këtë profesion, afrimi me risitë teknologjike përsa
i përket sistemeve elektrike na bën edhe më të aftë dhe përgjegjës në treg. Është e domosdoshme të rifreskosh njohurit e tua, pasi nga viti në vit ndryshon afrimi me ristë teknologjike.

Ka kërkesa përsa i përket këtij profesioni,i referohem këtu tregut të punës?

Për momentin tregu i punës po kalon vështirësi, por shpresojmë që së
shpejti edhe në Shqipëri të gjenerohen vende të reja pune. Tregu ka nevoj për
elektricistin, për hidraulikun, për të gjitha zanatet e tjera.

Theksuat se e keni ushtruar më parë këtë zanat. Si i kujtoni fi llimet tuaja?

Rasti im, është si shumica e shqiptarëve që kanë emigruar në vende të ndryshme dhe fal guximit kanë marrë përsipër të ushtrojnë zanate të ndryshme. Pas eksperiencës sime të gjatë në Greqi, po mundohem ti përshtatem edhe tregut në Shqipëri në sektorin e pajisjeve elektrike.

telha dogani

  • Sondazhi i ditës:

    A duhet prokurorëve të SPAK-ut t'u jepet e drejta e rikandidimit?



×

Lajmi i fundit

SHBA, akuza për ryshfet ndaj ligjvënësit Henry Cuellar

SHBA, akuza për ryshfet ndaj ligjvënësit Henry Cuellar