"Drejt Punës"/ Anila Kombo: 
Instruktori si një mundësi në treg

Instruktori si një mundësi në treg">
TIRANE- Frekuentimi i palestrës është kthyer në trend gjatë viteve të fundit, kjo jo vetëm për të mirëmbajtur linjat trupore, por për shkak të mënyrës së jetesë që bëjmë. Faktor ky që ka krijuar një lloj domosdoshmërie për tu marrë me aktivitet sportiv, minimumi 3 herë në javë. Po sa e rëndësishme është që këtë aktivitet fizik ta bësh nën kujdesin e instruktorit? Cili është roli i personal trajner sot? A është ky profesion trend një zgjedhje e duhur? Këto dhe shumë përgjigje të tjera na i rrëfen Anila Kombo, instruktore prej 15 vitesh, momentalisht në qendrën Vesa Centre.

Gjatë këtij rrëfimi Anila na tregon se, kohët e fundit frekuentimi i palestrave nuk e ka pikun vetëm para sezonit veror, por vazhdon gjatë gjithë vitit. Faktor që na tregon se shqiptarët tashmë po shtojnë më shumë kujdesin ndaj vetes, shëndetit dhe paraqitjes së tyre. Sipas instruktores, ky profesion trend po shikohet me endje nga shumë të rinj, të cilët shpesh janë gjendur nëpër kurse ose kanë përvetësuar mekanizmat e personal trajner, zanat që iu ka ofruar mundësi punësimi pafund.

Madje, të rinjtë tashmë janë shumë të informuar rreth programeve që bëhen në palestër, si edhe kohës që këto programe kërkojnë duke qenë një orientim profesional i kërkuar në treg. Edhe pse Anila Kombo ka studiuar në Akademinë e Sporteve për Fitness, si edhe është diplomuar në Fizioterapi, ajo thekson se nuk duhet se sbën që të diplomohesh në Akademinë e Sporteve për të përvetësuar këtë profesion. Mjafton që të ndjekësh kurset dhe të përvetësosh kualifikimet bazë dhe ti arrin të sigurosh një punë.
 
Sa kohë ka qenë punoni si instruktore palestre dhe si i kujtoni fillimet tuaja në këtë profesion?
Unë kam mbi 15 vite që ushtroj këtë profesion, profesion që më ka falur gjithmonë çaste të bukura. Instruktori, nuk është një orientim i mirë vetëm për nevojat personale, por ai edukon të gjithë djemtë dhe vajzat që duan të kujdesen për trupin, benefitet shëndetësore, por edhe si një orientim i mirë në treg.
 
Cilët janë kriteret që i duhen një instruktori?
Sot, tregu na ofron shumë mundësi. Mjafton të kesh vullnet dhe pasion dhe çdo sfidë arrihet. E veçanta e këtij zanati, nuk qëndron vetëm tek kostoja e ulët, por me një kurs trajnimi mund të kualifikohesh dhe të kesh një punë në treg. Nuk mund të them se është modë, por është nevojshmëri duke përfituar benefite jo vetëm për një jetesë sa më të mirë, por edhe një mundësi e mirë që gjeneron të ardhura.
 
Kërkesat për personal trajner janë rritur. Ju si e shikoni këtë fenomen?
Ashtu si në të gjithë botën edhe në Shqipëri personal trajner tashmë po njeh zhvillim. Përditshmëria dhe kohëzgjatja në punë të ndryshe, i detyron shumë persona të mos kenë avanatazh kohën. Prandaj, personal trainer tashmë përmbush këtë nevojë urgjente të një pjese të mirë të klientëve të cilët kohën e kanë të kufizuar, pamundësi për të bërë palestër.  
 
A është instruktori, një profesion që të siguron jetesë të mirë?
Mendoj që po! Nëse zgjedhim një qendër të madhe për të punuar dhe ke kohën në dispozicion fitohet mirë. Po ashtu, një zgjedhje tjetër është dhe personal trajner. Në këtë zgjedhje ke shumë favore, ku ndër to të ofrohen mundësitë për të punuar edhe në palestër, mund të realizosh një kurs fizioterapie apo masazherie, mundësi këto që të ofrohen në këtë orientim profesional.
 
Cilat janë anët pozitive dhe negative të këtij profesioni. A po është ky një profesion trend edhe në Shqipëri?
Sigurisht që çdo profesion ka të mirat dhe këqijat e tij. Shpresoj që edhe të rinjtë shqiptarë ta kuptojnë rëndësinë e këtij profesioni pasi nuk është një zanat që ka kosto, madje do të ishte një zgjedhje e duhur për të gjithë të rinjtë që tashmë kanë përvetësuar një diplomë, por nuk kanë mundur të gjejnë hapësira në treg.
 
Kush janë frekuentuesit më të rregullt, femrat apo meshkujt?
Sigurisht që femrat janë frekuentueset më të rregullta. Ato kryesisht vijnë për të rënë në peshë ndërsa meshkujt për të fituar muskulaturë të trupit të tyre. Duhet cilësuar se, dikur kujdesin ndaj vetes shqiptarët e linin për në momentin e fundit, por tashmë kjo gjë ka ndryshuar. Nëpër sallat e palestrave mund të gjesh pafund njerëz, që kanë vullnet për t’u përkushtuar për shëndetin e mirë të tyre. Sot raporti meshkuj-femra është shumë i vogël në krahasim me vitet më parë. 


Shkrimi u botua në Shqiptarja.com (print) në 3 Shtator 2015

Redaksia Online
(d.a/shqiptarja.com)    

  • Sondazhi i ditës:

    Çfare prisni nga sesioni i ri parlamentar?



×

Lajmi i fundit

Vuani nga rënia e flokëve? Ushqimet që duhet të konsumoni

Vuani nga rënia e flokëve? Ushqimet që duhet të konsumoni