Drejt Punës/ Aulona Tefa: Në
Kinë më lindi pasioni për perlat

Drejt Punës/ Aulona Tefa: Në<br />Kinë më lindi pasioni për perlat
TIRANE- Të flasësh për perlat, do të thotë të flasim për delikatesën femërore. Gjë që, në Shqipëri është vështirë të hasësh në perla origjinale. Prandaj, duhet të jesh një njohës i mirë në mënyrë që të dallosh nëse perlat janë reale apo imitime.

Këtë na e tregon përmes kësaj interviste ekonomistja Aulona Tefa, e cila për 5 vite me radhë është rritur bashkë me këtë pasion në Kinë. Në këtë rrëfim, Aulona tregon mbi nismën që kanë marrë gjatë këtyre 8 muajve duke krijuar byzylykë dhe vargje me perla të kultivuara të marra enkas nga Shangai. Por, ajo çka e bën më të veçantë këtë nismë është, se punëte  tyre deri në këtë moment janë njohur dhe pëlqyer jo vetëm nga mikeshat e tyre, por edhe përmes faqes “Pearlessence” në rrejtin social “Facebook”.  
 
Dy mikesha me të njëtin pasion për perlat. Si u zgjua kjo dëshirë tek ju dhe Enca?
Gjithçka lindi fare natyrshëm! Duke biseduar për perlat dhe pasionin tonë për to, për modelet e ndryshme që na pëlqenin, lindi ideja për të filluar të bënim disa punime tonat. Dhe kështu, vendosëm aty për aty të provojmë në fillim me një sasi të vogël perlash. Punimet tona u pëlqyen fillimisht dhe kështu avash-avash vazhduam të krijonim dhe sot kemi miq të shumtë që na ndjekin dhe na besojnë. 
 

Pse pikërisht perlat e kultivuara. Çfarë ju lidh ju me perlat?
Unë kam jetuar për gati 5 vjet në Kinë, që është edhe vendi më i madh përsa i përket kultivimit dhe tregëtimit të perlave sot në botë. Në Kinë, pothuajse çdo person mban një punim perle. Ka nisur pikërisht atje dashuria ime për perlat, të cilat fillimisht i kam përdorur vetë dhe më pas, nga kjo dëshirë lindi gradualisht ideja me Encën për Pearlessence.   

  • Sondazhi i ditës:

    A po jep rezultate lufta e SPAK ndaj grupeve kriminale?



×

Lajmi i fundit

Kush është biznesmenia që i ka rrëmbyer zemrën? Amos Zaharia e zbulon për herë të parë

Kush është biznesmenia që i ka rrëmbyer zemrën? Amos Zaharia e zbulon për herë të parë