Drejt Punës/ Balla: Si t'i rezistosh 
 të bukurës përmes kualifikimeve

Drejt Punës/ Balla: Si t'i rezistosh <br /> të bukurës përmes kualifikimeve
TIRANE- Estetika është një fushë ku mund të përfitoni si nga ana profesionale ashtu dhe financiare. Të jesh një estetiste e zonja në treg, në radhë të parë duhet të kalosh disa faza kualifikimesh dhe të kesh një eksperiencë të gjatë në treg, duke garantuar kështu suksesin e këtij zanati.

Kështu ka ndodhur edhe me Klodiana Ballën, estetisten e cila prej afro 10 vitesh është trajnuar dhe është formuar profesionalisht pranë “Frontera Beauty Center”, ndërsa sot është dora profesionale e kësaj qendre. Përmes këtij rrëfimi, Klodiana na tregon hap pas hapi se si u gjend në këtë zanat, suksesin dhe sfidën gjatë këtyre viteve, por edhe disa këshilla për të gjithë vajzat dhe djemtë që duan të kenë një punë dhe të jenë konkurrent në tregun e punës përmes një zanati të caktuar.

Aftësitë që të kualifikojnë
Të jesh profesioniste, do të thotë të kesh ambicie dhe pasion për profesionin që ushtron, duke u përmirësuar vit pas viti. “Ky profesion e ka zanafillën tek pasioni që ke për këtë fushë çdo ditë e më tepër kthehet në një sfidë dhe dëshirë për tu përmirësuar dhe perfeksionuar”, tregon Klodiana.
 
Si ka nisur rrugëtimi juaj profesional pranë qendrës së bukurisë "Frontera"?
Rrugëtimi im ka nisur para 10 vitesh, fillimisht si studente pranë shkollës së parukerisë pranë kësaj qendre. Por, duke qenë në brendësi të një qendre bukurie që ofronte edhe shërbimin e estetikës, më tërhoqi dhe u orientova drejt kësaj fushe duke qenë se zbulova edhe një pasion timin për këtë zanat.
 
Cili është formimi juaj profesional dhe pse zgjodhët pikërisht estetiken për ta pasur si zanat?
Fillimisht u specializova pranë shkollës së parukerisë dhe estetikës. Njëkohësisht fillova të punoja tek kjo qendër në fushën e estetikës ku dhe trajnimet, specializimet brenda dhe jashtë vendit kanë qenë të vazhdueshme duke qenë gjithmonë një hap me teknikat dhe produktet më të reja në këtë fushë. Pra, specializimi dhe kualifikimi i stafit nuk ka patur asnjëherë një pikë përfundimi. Edhe para pak ditësh ne patëm një specialiste të huaj e cila nëpërmjet një seminari një javor foli dhe demostroi teknikat më të fundit, përsa i përket fushës së estetikës dhe përdorimit të paisjeve më të fundit përsa i përket depilimit përfundimtar me lazer dhe oksigjeno-terapisë.
 
Ku qëndron e bukura e këtij profesioni?
Bukuria e këtij profesioni qëndron tek energjia pozitive që transmeton tek njerëzit, tek relaksi dhe ndjesia e të qenit përherë të bukur që ju fal atyre çdo ditë. Për më tepër kur ky profesion e ka zanafillën tek pasioni që ke për këtë fushë çdo ditë e më tepër kthehet në një sfidë dhe dëshirë për tu përmirësuar dhe perfeksionuar.
 
Si qëndron marrdhënia juaj me klientët?
Ky është çelësi i suksesit të këtij profesioni. Nuk mjafton të dish teknikat apo të kesh produktet më cilësore, një nga bazat e këtij profesioni është marrëdhënia e besimit dhe e komfortit që arrin të krijosh me klientin. Ai të beson ty, një pjesë shumë të rëndësishme; pamjen e tij dhe qetësinë fizike dhe mendore pas një dite apo jave të lodhshme. Dhe kjo do të thotë shumë, domethënë që ti ke arritur të fitosh besimin e tij dhe ke krijuar një marrëdhënie që reziston në kohë. Marrëdhënia me çdo klient është e veçantë dhe kërkon përkushtim të vazhdueshëm. Ai duhet të ndihet gjithmonë komod dhe i mirëpritur. Është një investim ditë pas dite që ti bën për të kuruar këtë marrëdhënie.
 
Duke parë vështirësitë e tregut, është një zanat që paguhet?
Të gjithë e dimë që konkurrenca në ditët e sotme është një faktor. Por, për mua personalisht dhe shumë të tjerë që rrugëtimin e tyre e kanë nisur me pasion dhe çdo ditë kanë qenë në sfidë me vetveten për tu përmirësuar dhe për të ecur një hap përpara vjen një ditë që e gjitha kjo i jep frytet e veta. Pra, gjithmonë duhet të luftojmë fortë për të arritur standartet e duhura dhe për ti çuar ato përpara. Herët apo vonë kjo i jep rezultatet e duhura.
 
E keni pasur pasion të kuronit të bukurën apo me kalimin e kohës ju është dukur një punë me të ardhme?
E gjitha filloi si pasion! Pa pasionin nuk do të kisha arritur kaq larg dhe nuk do të kisha rezistuar kaq gjatë në treg. Më pas duke e praktikuar çdo ditë normalisht që i gjithë ky pasion dhe përkushtim të orienton drejt një zanati, sigurisht me të ardhme.
 
Mendoni se ky profesion ka limit?
Si çdo profesion edhe ky kërkon që të jesh gjithmonë i azhornuar, gjithmonë në kërkim të teknikave të reja dhe gjithmonë në sfidë me vetveten. Jetojmë në kohën ku stresi është një nga sëmundjet e shekullit, ndaj njerëzit çdo ditë e më shumë po ndërgjegjësohen se duhet ti kushtojnë më tepër vëmendje qetësisë fizike dhe mendore. Sa më tepër njerëzit ndërgjegjësohen aq më tepër sfida dalin përpara.
 
Cili është mesazhi juaj për të vajzat dhe djemtë që duan të jenë pjesë e masazherisë dhe estetikës?
Nëse po kërkojnë një punë larg asaj karrikes së mërzitshme, larg kompjuterit, më pranë njerëzve, më pranë ndjesive dhe relaksit aq shumë të munguar këto kohë. Kjo është rruga e duhur! Le të bëhemi më social, le t’i përkushtohemi mirëqenies sonë fizike dhe shpirtërore.


Shkrimi u botua në Shqiptarja.com (print) në 28 Maj 2015

Redaksia Online
(d.a/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    A ka qenë Vettingu i gjyqtarëve e prokurorëve proces i besueshëm?



×

Lajmi i fundit

Dumani tek 'Ligjet': Krimi i Organizuar ka kërcënuar prokurorët e SPAK! Problem mbetet mbrojtja e familjarëve të tyre

Dumani tek 'Ligjet': Krimi i Organizuar ka kërcënuar prokurorët e SPAK! Problem mbetet mbrojtja e familjarëve të tyre