"Drejt Punës", Berberi: Një guider 
 profesionist me një kurs 3 mujo

 profesionist me një kurs 3 mujo">
TIRANE- Turizmi në Shqipëri po shihet çdo vit dhe më shumë si e ardhmja e këtij vendi, motori i zhvillimit ekonomik dhe si një mundësi punësimi alternativ i favorshëm. Madje e veçanta qëndron te ky fakt! Ata që e kanë vizituar një herë Shqipërinë, nuk ngurojnë të kthehen sërish tek këto bukuri që vendi ynë ka.

Por, për të prezantuar historinë dhe resurset e vendit, duhet mbi të gjitha një staf i kualifikuar, për të drejtuar turistët drejt së vërtetës. Guida Turistike, është një ndër profesionet që po kërkohet çdo ditë dhe më shumë. Olger Berberi, instruktori i kursit të ‘Guidës Turistike’ në shkollën profesionale në Tiranë, na tregon hap pas hapi kriteret që i duhen një të riu, benefitet që ka ky kurs, pa harruar dhe avantazhet që i ofron një studenti i cili do të jetë një guider perfekt dhe i aftë për tregun e punës.

Me hyrjen në fuqi të ligjit të ri, guidat turistike do të ushtrohet vetëm nga ata që duhet të jenë njohës të historisë së qytetit, trashëgimisë kulturore... Si profesor i një guide që prej kohësh e zbatoni, cilat janë kriteret?

Kriteret bazë për të qenë një guider profesionist janë disa, duke përmendur me kryesorët si; komunikimin i cili është aspekti më thelbësor dhe që ka lidhje drejtpërdrejtë me turistin. Një guider i mirë duhet të jetë një komunikues shumë i mirë dhe i përgatitur.

Këtu nuk flasim vetëm për komunikim verbal, por edhe atë jo verbal. Po tek kjo pjesë është i rëndësishëm dhe komunikimi në gjuhën letrare që gjithçka të jetë lehtësisht e kuptueshme për turistin. Kriter tjetër është njohja e detajuar me objektet turistike që do të vizitohen dhe informacioni i saktë dhe i besueshëm që ju përcillet vizitorëve.

Aftësia për të menaxhuar grupin turistik në çdo destinacion që ata do vizitojnë, qoftë në zonat urbane, ato rurale, zonat historiko-kulturore dhe në zonat natyrore duhet ta karakterizojë një guider profesionit. Sigurisht, dhe njohja e një ose më shumë gjuhëve të huaja është një kriter që një udhëheqës guide duhet ta zotërojë.
 
Prej sa kohësh drejtoni grupet e të rinjve për t’u bërë një guidë turistike dhe ku keni arritur?

Si Instruktor pranë Drejtorisë Rajonale të Formimit Profesional Publik Nr.4 Tiranë prej 2 vitesh zhvilloj kursin ‘Guidë Turistike’. Ky kurs ka një kohëzgjatje prej 2.5 muaj të përmbledhura në kurrikulën mësimore prej 150 orë. Në përfundim të kursit pasi kryhet testimi përfundimtar, kursantët certifikohen duke marrë një dëshmi kualifikimi që lëshohet nga qendra jonë.

Duhet theksuar që, kërkesat janë gjithmonë në rritje për të ndjekur këtë kurs dhe mundësitë për ta gjetur veten në tregun e punës pas përfundimit të kursit janë të mëdha. Kryesisht personat që ndjekin këtë kurs janë studentë dhe ata që kanë përfunduar studimet e larta, ndërsa grupmosha që ndjek më shumë kursin e Guidës Turistike varion nga 20-35 vjeç, por ka dhe mosha më të mëdha deri në 50 vjeç që janë bërë pjesë e jona.
 
Mendoni se ky profesion i ri, tashmë shumë i kërkuar edhe për bukurinë e atraksioneve turistike po merr jetë?
Ky profesion po merr jetë duke u kërkuar gjithmonë e më shumë, duke e parë turizmin si të ardhmen më të sigurt dhe të qëndrueshme. Kjo nisur dhe nga mundësitë që po ju ofrohen të gjithë atyre që duan të bëhen pjesë e këtij profesioni, duke marrë një formim profesional sa më cilësor. Duke patur parasysh që dhe Qeveria, turizmin e ka një nga prioritetet kryesore të saj duke investuar gjithmonë e më shumë në këtë fushë.
 
Çfarë njohurish kanë marrë të rinjtë që u trajnuan për Guidë Turistike?


Njohuritë që kursantët marrin janë një ndërthurje të disa elementëve duke filluar me turizmin, elementët dhe llojet e tij. Duke vazhduar me ndërmarrjet turistike, si ato akomoduese, gastronomike, operatorët turistike, agjencitë turistike, etj. Roli, llojet, veçoritë e guidave turistike dhe rregullat e përgjithshme janë pjesë e procesit mësimor.

Pjesë tjetër është dhe njohja e tipologjisë së grupit turistik. Realizimi i një guide në turet me ecje në këmbë dhe me mjete transporti si dhe turet në vende të caktuara si muze, galeri, vend arkeologjik, vend i shenjtë, vend natyror, etj. Pjesë e rëndësishme e njohurive që kursantët marrin është dhe dhënia e ndihmës së shpejtë si një nga kriteret bazë që një guider duhet të jetë i aftë ta zotërojë. Dhe në fund trajtojmë si të kujdesemi dhe ruajmë mjedisin.
 
Ju thatë që kjo është një mundësi shumë e mirë për punësimin. Të rinjtë e cilit profil përfitojnë nga kjo mundësi?


Personat që kanë përfunduar arsimin e lartë dhe janë zotërues të mirë të një gjuhe të huaj apo më shumë kanë mundësi më të mira për ta gjetur veten në tregun e punës. Ndërsa, sa për profilin e atyre që përfitojnë më shumë do të përmendja personat që kanë kryer studimet në fushën e historisë, gjeografisë, arkeologjisë, letërsisë dhe gjuhëve të huaja.
 
Një problem i madh është edhe tregu. Cilët janë matësit që ju ndiqni kur nisni guidën me grupe të caktuara?

Studimi në një profil si historia apo arkeologjia, por edhe të tjerat që u përmenden i krijon lehtësi shumë të mëdha individit, nisur nga fakti që profili i tyre ka lidhje të ngushtë me turizmin dhe guidimin. Informacioni dhe njohuritë që ata kanë për objektet historike, kulturore, arkeologjike dhe natyrore janë të plota dhe të konsoliduara si në teori ashtu dhe në praktikë.
 
Cilët janë pritshmëritë tuaj në vazhdimësi?

Pritshmëritë janë të mëdha sepse turizmi është e tashmja dhe e ardhmja. Ai, është një sektor i rëndësishëm që gjeneron të ardhura të mëdha. Kursi i ‘Guidës Turistike’ gjithmonë e më shumë po pasurohet me informacione, praktika, metoda mësimore të reja të cilat ndikojnë në një formim profesional sa më cilësor të personave që ndjekin kursin pranë qendrës tonë.


Shkrimi u botua në Shqiptarja.com (print) në 22Tetor 2015

Redaksia Online
(e.m/shqiptarja.com) 
 
 

  • Sondazhi i ditës:

    A po jep rezultate lufta e SPAK ndaj grupeve kriminale?



×

Lajmi i fundit

Nga Pëllumb Gjoka, tek Kasandër Noga dhe Gjergj Cukali, ja 51 emrat e plotë të operacionit të SPAK-ut

Nga Pëllumb Gjoka, tek Kasandër Noga dhe Gjergj Cukali, ja 51 emrat e plotë të operacionit të SPAK-ut