Drejt Punes/ Donis Sadushaj: Të
marrësh dije përmes botës online

Drejt Punes/ Donis Sadushaj: Të<br />marrësh dije përmes botës online
Të rinjt sot, ndryshe nga brezat e kaluar kanë mundësi më të mëdha për të studiuar, duke mos pasur një botë të kufizuar dijesh. Rasti që ne sjellim përmes këtij rrëfimi nga një student i Drejtësisë vëmë re se, një arsye që ka ndikuar tek zvogëlimi i numrit të atyre që blejnë libra për të qenë një student i shkëlqyer është interneti. Donisi, na tregon se për shkak të ngarkesës që ka, ai ka gjetur dhe zgjidhjen e literaturës, duke lexuar onlain dhe në të njëtën kohë duke ulur shpenzimet.
 
Donis, studioni në vitin e 5-të për Drejtësi. Ka qenë një zgjedhje e rastëssihme apo ishte një dëshirë dhe pasion i ndjekur nga ju?
Drejtësia për mua nuk ka qenë një rastësi, por një zgjedhje e mirëmenduar dhe shumë e diskutuar me anëtarët e familjes sime. Është një pasion i transmetuar nga juristët e familjes time.

Prej vitesh tashmë keni gjetur dhe shtëpinë e dijeve, “Friend’s Book house” një shtëpi ku ju gjejmë vazhdimisht...?
Friend's Book House nuk është vetëm një shtëpi dijesh, por edhe një ambient tepër mikpritës. Vij shpesh që prej 5 vjetesh tashmë dhe vështirë se mund të lëviz nga ky ambjent

Është libri ai që ju merr më së shumti kohën, duke pasur parasysh që djemtë dhe vajzat janë më të pasionuar pas internetit?
Interneti prej kohësh është bërë pjesë e të gjithë anëtarëve të shoqërisë dhe jo vetëm e të rinjve, sepse siç e dimë edhe prindërit tanë tashmë i lexojnë gazetat e përditshme në faqet ëeb. Libri më merr shumë kohë, kjo për shkak edhe të shkollimit, por edhe leximive të ndryshme. Duke u rikthyer tek interneti, e përsëris që pa të nuk mund të imagjinohet më, qoftë edhe leximi sepse një pjesë të madhe të literaturës çdokush mund ta gjejë dhe online

Mendoni se në një të ardhme të ngrini një sipërmarrje të veçantë si ky vend ku gjejmë vazhdimisht?
Nuk është në planet e mija krijimi i një sipërmarrje të tillë, por meqë më pyetët do të filloj ta mendoj.

Cilat janë pritshmëritë tuaja pas ciklit të studimeve?
Studimet e mija mendoj se janë cilësore, kjo për shkak edhe të edukimit afatgjatë në një institucion privat. Pritshmëritë janë të mëdha, por mendoj se do vazhdoj edhe për një periudhë të konsiderueshme studimet.

Shkrimi u botua në Shqiptarja.com (print) në 4 Qershor 2015

Redaksia Online
(d.a/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    A po jep rezultate lufta e SPAK ndaj grupeve kriminale?



×

Lajmi i fundit

Moti për fundjavën, diell e vranësira, të dielën do pasohen me shi! Harta për çdo qytet

Moti për fundjavën, diell e vranësira, të dielën do pasohen me shi! Harta për çdo qytet