TIRANE- Ajo është vetëm 22 vjeçe, por kjo se ka penguar aspak të jetë në rrugën e duhur për tu bërë një inxhiniere e suksesshme në fushën e tekonologjisë. Kjo është Dorina Alimemaj, e cila aktualisht në kompaninë “Abisnet” mban pozicionin e menaxheres për klientët e biznesit, e cila na tregon hap pas hapi se si ka arritur deri këtu.

Ashtu siç e kemi parë gjatë viteve të fundit, Informimi dhe Komunikimi kanë ndryshuar së tepërmi jetët tona, ku ndërthurja e këtyre dy teknologjive kanë ndikuar drejtpërdrejtë në zgjedhjet dhe profesionet.