Drejt Punës/ Enca Gjyli: Kur
profesioni  jetësohet me pasionin

Drejt Punës/ Enca Gjyli: Kur<br />profesioni  jetësohet me pasionin
TIRANE - Të kesh fantazi dhe të krijosh punime që rrallë herë ti zë syri, është një profesion më vete. Këtë gjë e dëshmon më së miri Enca Gjyli, stomatologia e cila veç profesionit që i ka kushtuar një rëndësi të veçantë, ka jetësuar edhe pasionin e saj, atë të krijimit të byzylykëve, vargjeve kaldike apo vëthët nga perlat. Përmes këtij rrëfimi Enca, na tregon hap pas hapi se si e ka vënë në jetë pasionin e saj mbi perlat e kultivuara, bashkëpunimin me mikeshën e sa më të ngushtë Aulona Tefën, por edhe projektet që synojnë t’i realizojnë së shpejti në një sipërmarrje të madhe.
 
Sot, jemi përballë një pasioni të bukur që jo të gjithë mund ta trashëgojnë dhe ta vënë në jetë. Si ka nisur puna për prodhimin e perlave?
Dëshira për të realizuar bizhuteri apo gjëra të ndryshme nga unë ka ekzistuar prej shumë kohësh. Mund ta quaj dhe pak të trashëguar pasi mami dhe gjyshja kanë pas realizuar punime dore, qofshin rrobat apo centrot antike të punuara me grep apo të qëndisura.

Dëshira për të pasur një varëse me perla bëri që, një varëse të vjetër të gjyshes sime t’i hiqja perlat dhe atë ta ricikloja në një të re. Duke marrë elementët e tjerë nga bizhuteri të tjera që kisha (kapsen dhe fijen, kështu duke parë që ajo doli shumë e bukur, më lindi në mendje që doja patjetër të bëja diçka. Dhe ashtu sic e bëra foton e varëses e ndava në “Instagram” duke i thënë edhe Aulonës se unë do bëj diçka të tillë. Më pas, nisa të shikoja në internet, mënyra dhe teknika se si mund të realizoja punime, duke i lënë vend dhe fantazisë sime.
 
 

  • Sondazhi i ditës:

    A po jep rezultate lufta e SPAK ndaj grupeve kriminale?



×

Lajmi i fundit

Operacioni i SPAK, arrestohet Naim Stafuka, vëllai i Enver Stafukës, i rrëmbyer dhe zhdukur në 2015

Operacioni i SPAK, arrestohet Naim Stafuka, vëllai i Enver Stafukës, i rrëmbyer dhe zhdukur në 2015