DREJT PUNES/ Erjon Laro: Kur
motivet popullore gdhenden në dru

DREJT PUNES/ Erjon Laro: Kur<br />motivet popullore gdhenden në dru
TIRANE- Ai ishte vetëm një adoleshentë me ëndrra, ndërsa sot e ka bërë realitet ëndrrën e tij! Një studio ku punimet në dru në përmasa të ndryshme të ofrojnë një tjetër këndvështrim historik. Ky është skulptori Erjon Laro, i cili përmes kësaj interviste na tregon se si ka mundur të plotësohet shpirtërisht edhe pse me një studio modeste. Ai tregon se ka nisur këtë rrugëtimin që në Lice ku ka studiuar për skulpturë, duke e ndjekur më pas me restaurimin në Greqi dhe Itali. Edhe pse ishte shumë skeptik në momentin e kthimit, Erjoni tregon se shqiptarët të ofrojnë më shumë se çfarë kërkojmë ne jashtë trojeve.
 
Në kuadër të nismës “Jeto eko, festo eko” jeni bërë pjesë jo vetëm me skulpturat e gëdhendura në dru, por edhe me një mënyrë atraktive ku pjesët e drurit i keni ricikluar?
Jam duke bërë gati një projekt për të shfrytëzuar edhe mbetjet e drurit. Për shembull, kur punohen pjatat prej druri ngelen pjesë të vogla të drurit dhe pse ne vazhdimisht i kemi hedhur, tani kam si qëllim të ricikloj çdo copë duke i bërë lodra të vogla për fëmijë. Ndërkohë që, tallazhin që ngelet nga punimet kam si qëllim ta ricikloj dhe të bëhet 100% i shfrytëzueshëm druri që do të futet në punishte. Kjo është ideja e projektit që dua ti jap jetë.
 
 

  • Sondazhi i ditës:

    A po jep rezultate lufta e SPAK ndaj grupeve kriminale?



×

Lajmi i fundit

Kush është biznesmenia që i ka rrëmbyer zemrën? Amos Zaharia e zbulon për herë të parë

Kush është biznesmenia që i ka rrëmbyer zemrën? Amos Zaharia e zbulon për herë të parë