Drejt Punës, Fatjoni nga Franca në 
Tiranë, si një mekanik i suksesshëm

Drejt Punës, Fatjoni nga Franca në <br />Tiranë, si një mekanik i suksesshëm
TIRANE- Tranzicioni që përfshiu Shqipërinë post 90’, bëri që shumë të rinj të largohen drejt vendeve Europiane. Kështu ka ndodhur edhe me Fatjon Beqirin, djalin i cili tashmë prej 8 vitesh punon pranë kompanisë ‘Citroen’ si inxhinier mekanik në servis.

“Pas mbarimit të shkollës së mesme, si gjithë të rinjt emigrova edhe unë për një jetë më të mirë drejt Francës. Me qëndrimin tim atje nisa shkollën profesionale për elektro-mekanikë dhe duke parë rezultatet vendosa të kthehesha në vendin tim para 8 vitesh. Me mbarimin e shkollës dhe përfitimin e dijeve të një kursi, sapo u ktheva mu hapën rrugët e punësimit, dhe që në atë kohë unë punoj në kompaninë ‘Citroen’, tregon Fatjoni.

Bota e mekanikës tashmë të fut në një labirinth të gjatë, por me pasion dhe punë për të qenë një inxhinier ‘in’ në tregun shqiptar ai e ka gjetur veten shumë mirë, madje rrëfen se eksperinca e gjatë në një kompani të tillë e ka aftësuar më shumë.

‘Eksperienca nuk ka fund, njeriu evulon çdo moment të jetës. Sigurisht, që me kalimin e viteve bëhesh edhe më i aftë, fiton eksperienca të reja, por bazat e një shkollimi profesional duhet të jenë të forta që ti, ti rezistosh konkurrencës në treg”. Falë një shkolle profesionale, Fatjoni tregon se, zgjedhjet në moshë të re të sjellin pozitivitet dhe të hapin rrugën për të zgjedhur një profesion që ti mendon se ja del.


Shkrimi u botua në Shqiptarja.com (print) në 18 Dhjetor 2014

Redaksia Online
(d.a/shqiptarja.com) 

  • Sondazhi i ditës:

    A po jep rezultate lufta e SPAK ndaj grupeve kriminale?



×

Lajmi i fundit

Shkarkimi i Allegrit, Juventus ofertë për Thiago Mottën! Epokë e re mes lamtumirash dhe rinovimesh

Shkarkimi i Allegrit, Juventus ofertë për Thiago Mottën! Epokë e re mes lamtumirash dhe rinovimesh