Drejt Punës/ Fjorza, studentja
 që vuri në jetë pasionin e saj

Drejt Punës/ Fjorza, studentja<br /> që vuri në jetë pasionin e saj
TIRANE - Projekti “Jeto Eko, Festo Eko” në 14 Mars, solli një risi në kryeqytet, duke afruar me qytetarët punët që ata realizojnë përmes riciklimit materiale të ndryshme. Në thelb të këtij projekti ishte ndërgjegjësimi i komunitetit për mbrojtjen e natyrës dhe mjedisit.

Rastet që ne ju sjellim sot, nuk janë vetëm të veçantë me duart e arta, por janë edhe një motivim për të vënë në jetë pasionet dhe për të gjeneruar të ardhura për vete dhe familjet tona. Një rast që duhet përgëzuar është Fjorza Mullai, stilistja e aksesorëve të artizanatit me gurë origjinal. Në këtë rrëfim Fjorza na tregon hap pas hapi eksperiencën e saj më riciklimin e gurëve në bizhuteri, sfidat që ka hasur në treg, por edhe fitimet që i ka sjell ky pasion gjatë tetë viteve që ajo e ka ngjizur këtë art të veçantë.
 
Riciklimi është një nismë e bukur, por në të njëtën kohë mbrojmë mjedisin duke ndërgjegjësuar komunitetin që na rrethon. Si ju ka lindur ideja për të ricikluar materiale duke iu dhënë kuptim estetikë për femrat dhe meshkujt?
Kjo ide ka lindur tek unë shumë vite më parë, pothuajse tetë vjet nëpërmjet një programi për trajnimin e biznesmenëve të rinjë. Në këtë kontekst, mora shtysë për të eksploruar një pasion që e kam pasur që në fëmijëri. Mjaftoi ajo shkëndija e parë, kontakti i parë më gurët dhe zbukurimet për të dashuruar dhe për të qëndruar përjetë me ketë pasion që mua më zgjon çdo ditë.
 
Ku ka nisur zanafilla për të zhvilluar aksesorët tuaj të artizanatit?
Unë e kam nisur që në moshën 18 vjeçare këtë lloj arti edhe pse në Shqipëri nuk njihet shumë. Prandaj në krahasim me imitimet kineze që në hasim çdo ditë në treg. Këto gurë origjinal të dal nga fundi i detit nuk kanë gjetur akoma treg në Shqipëri.
 
 

  • Sondazhi i ditës:

    A ka qenë Vettingu i gjyqtarëve e prokurorëve proces i besueshëm?



×

Lajmi i fundit

Mori 50 mijë lekë që të ndërhynte tek prokurori dhe gjyqtari për të mos dënuar një person, oficeri gjyqësor  dënohet me 3 vite burg

Mori 50 mijë lekë që të ndërhynte tek prokurori dhe gjyqtari për të mos dënuar një person, oficeri gjyqësor dënohet me 3 vite burg