Drejt Punës/ Geri Çuçi: Ndërpreva
 studimet për t’iu rikthyer zanatit

Drejt Punës/ Geri Çuçi: Ndërpreva<br /> studimet për t’iu rikthyer zanatit
TIRANE- Nëse nuk dëshironi të harxhoni shumë para për t’i blerë këmishat e shtrenjta, ku cilësia nuk përputhet me çmimin, atëhere ne e kemi një mundësi zgjedhje. Geri Çuçi, pasardhësi i sipërmarrjes “Dyrrah” na sjell nga afër çdo mundësi që djemtë dhe vajzat kërkojnë për tu dukur sa më elegantë dhe chik në punën e tyre të përditshme.

Në një intevistë për “Shqiptarja.Com”, Geri Çuçi na rrëfen historinë e tij prej një djali emigrant, i cili është rritur në një tjetër vend dhe sfidën e tij për tu përballur me tregun shqiptar. Por, si mund të përzgjedhim një këmishë të tillë dhe ta personifikojmë? Këmishat tashmë janë një veshje e domosdoshme përsa i përket profesioneve të ndryshme, për këtë arsye secili nga e ka të domosdoshme të ketë një veshje të tillë në garderobë.

Më poshtë, do të lexoni se si Geri me skicat dhe modelet e tij është ndikuar nga Merita e cila për vite me radhë ka punuar me stilistë të cilët kanë realizuar pune për personazhe si Brad Pitt me linjën e pizhamave apo këmishat për politikanë me emerë në Itali.

Prej afro 4 vitesh tashmë jeni kthyer në Shqipëri për të ngritur një sipërmarrje ‘elegante’ si ajo e këmishave... Pse zgjodhët pikërisht Durrësin?
Zgjodhëm Durrësin sepse në radhë të parë është vendëlindja jonë dhe si e tillë menduam të vendosmin dhe emrin “Dyrrah”. E kemi ngritur këtë sipërmmarje në bazë të cilësisë së lartë që në fillim dhe vazhdojmë sërish me të njëtin ritëm. Vendi ku ne zgjodhëm ishte pikërisht Vollga afër Portit të Durrësit, zonë kjo strategjike përsa i përket dhe pozicionimit të ambientit të punës sonë.

Ju vazhdoni të studioni për Ekonomi, ndërkohë skiconi modelet e këmishave që realizoni. Je ndikuar nga nëna apo ishte një pasion i fshehur?
Nuk jam diplomuar akoma sepse i ndërpreva studimet nga fundi, për të ndjekur dhe për të mbështetur projektin tonë. Sigurisht që është një pasion i ndikuar, pasi mami gjithmonë ka pasur dorë dhe është marrë me rrobaqepsinë. Pra, ky ka qenë një pasion që në adoleshencë i cili mori jetë me ngritjen e sipërmarrjes “Dyrrah”.
 
Ka qenë e vështirë përshtatja me jetesën shqiptare dhe si e shikoni masën të orientuar drejt cilësisë apo markës?
Fillimisht kjo ka qenë e vështirë sepse pjesa më e madhe e personave preferonin markën dhe jo cilësinë. Por, tani gjthmonë e më shumë njerëzit që kanë provuar dhe kanë preku nga afër cilësinë e materialeve dhe të punës, kanë ardhur dhe na kanë besuar sërish. Një rast konkret është ai i klientit tonë më besnik, i cili ka një biznes ku prodhon këmisha burrash për markë mode shumë të njohur. Pasi erdhi i shoqëruar me dikë dhe pa punët tona, tashmë ëhstë klienti më besnik i sipërmarrjes “Dyrrah”.

Pse zgjodhe të menaxhoje, ndërkohë mund të kishe një mundësi më të mirë ndoshta në Itali. Është qëndrimi juaj në Durrës një sfidë profesionale?
Zgjodha këtë profesion se për mendimin tim, Shqipëria ofron më shumë mundësi të rinjve se sa Italia. Pastaj, në këtë sektor, duke pasur prodhime shumë cilësor dhe një çmim të arsyeshëm për mos të thënë shumë të ulët. Pra, në shqipëri mundësitë e rritjes së biznesit janë të shumta.
 
Çfarë ofron kompania “Dyrrah” me produktin e saj?
Edhe në Shqipëri ka prodhime shumë të mira, madje me cilësi të lartë sikundër në Itali, të cilat realizohen sipas traditës së vjetër artizanale. “Dyrrah Rita Narazani” ofron prodhim të cilësisë së lartë sipas traditava më të mira të këmishave ‘me porosi’ italiane me një çmim shumë të ulët për materialet e përdorura, duke e përkthyer në cilësi pune.
 
Çfarë e karakterizon një këmishë të cilësisë se lartë?
Para së gjithash, një këmishë me cilësi duhet të ketë karakteristikat për t'u dalluar nga një këmishë e thjeshtë; Pëlhurë, ajo duhet të jetë me cilësi të lartë 100% pambuk
me dy ndërthurje me titull minimum 100/2; qepja duhet të jetë rreptësisht 8 pikë në centimetër; mbyllja e palëve duhet të jetë me ‘doppia ribattitura’; duhen të jenë përshtatur sipas kërkesës së klientit (të personalizuar) dhe më e rëndësishme është që klienti duhet të ndjej këmishën si një lëkurë të dytë.
 
Cilat janë avantazhet tuaja në treg në krahasim me fasonerit e tjera të veshjeve?
Klienti është i fituar në këtë mes, të shpjegojë pse: çdo person ka fizionominë e tij, pasi ne jemi ndryshe përsa i përket masave trupore. Një këmishë standart mund të vlerësoj karakteristikat të një personi dhe mund të theksoj difektet tek një person tjetër. Kjo, nuk mund të ndodh me këmishat me porosi sepse duke filluar nga vizatimi modelit deri te qepja bëhen vetëm sipas trupit të çdo klienti dhe sipas kërkesave të tyre. Kjo do të thotë që, çdo këmishë është unike.
 
Këmishat nuk përdoren nga të gjithë, keni krijuar klientët tuaj më besnik?
Patjetër që gjatë kësaj periudhe 4-vjeçare kemi krijuar dhe rrethin e klientëve ‘besnik’. Kush ka ardhur një herë, ëhstë kthyer sërish, jo vetëm për këmishat, por edhe prodhimet të tjera si; boxer uomo të përshtatur me copë këmishe; boxer uomo mare, pizhama për meshkuj dhe për femra.
 
Cilat janë projektet tuaja në vazhdim?
Projektet për të ardhmen janë të thjeshta! Në fillim do të zgjerohemi në të gjithë Shqipërinë përsa i përket këmishave me porosi dhe produkteve të tjera, duke hapur disa shoëroom, kur ata që hyjnë nuk dëgjojnë si klient, por si një mysafir, një ambient familjar kur personat mund të vijnë edhe për një këshillë për materialet ose punimet, të gjithë me vëmendje të madhe ndaj nevojave dhe kërkesave të tyre.


Shkrimi u botua në Shqiptarja.com (print) në 30 Prill 2015

Redaksia Online
(d.a/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    A besoni se do realizohet vota e diasporës për zgjedhjet e ardhshme?



×

Lajmi i fundit

Pashka Ortodokse në Korçë/ Mitropolia e Shenjtë organizon ritin e kalimit nën epitaf, pjesë qindra qytetarë të Korçës dhe vizitorë nga qytete të tjera

Pashka Ortodokse në Korçë/ Mitropolia e Shenjtë organizon ritin e kalimit nën epitaf, pjesë qindra qytetarë të Korçës dhe vizitorë nga qytete të tjera