TIRANE- Shoqëria shqiptare ka kaluar një periudhë tranzicioni jo vetëm përsa i përket zhvillimeve, por edhe tendencave të profesioneve të caktuara, të cilët po marrin tjetër dimension. Çdo ditë, në lagje, rrugë apo në takime rutinë vëmë re se, njerëzit që na rrethojnë kanë krijuar një raport besnik me kafshët e shoqërimit. Madje duhet theksuar se, nuk është e pazakontë të dëgjosh njerëz që flasin për lidhjen e fortë që kanë ata me kafshën e tyre, macen apo qenin.

Kjo lidhje duket edhe ndaj kujdesit që kanë duke i çuar në klinika veterinare. Për këtë arsye, mjeku dhe profesori i veterinar Haxhi Allmuça na tregon në këtë intervistë, karrierën e tij ndër vite, sfidat që ka prekur në këtë profesion që në fillimet e diplomimit, por edhe arsye se pse shumë të rinj duhet të orientohen drejt këtij profesioni i cili tashmë po merr një tjetër dimension edhe në shqipëri, ashtu si në vendet perendimore.