Drejt Punës/ Ilir Dushkaj: Si të jesh 
 një barman i suksesshëm në treg 

Drejt Punës/ Ilir Dushkaj: Si të jesh <br /> një barman i suksesshëm në treg 
Sapo kemi prekur stinën e nxehtë të verës dhe secili nga ne do dëshironte të shuante etjen me një cocktail ku shija dhe dëshira do të na jap energji dhe pozitivitet. Colonial Cafe, është vendi ku jo vetëm shijohet, por bëhet art shijesh dhe ngjyrash. Me një eksperiencë shumëvjecare në këtë fushë, barmani Ilir Dushkaj mikson çdo dëshirë dhe shije në një gotë të vetme, duke na e bërë më magjeps momentin, por duke na rrëfyer se tashmë profesioni i barmanit po kërkohet dhe nga të rinjt shqiptar. Në këtë rrëfim për “Shqiptarja.Com”, Iliri ndalet tek fillimet e tij në Milano, përvetësimin e një profesioni të ri në treg, ndryshimet mes Milanos dhe Tiranës, pa harruar edhe faktorin kyç të këtij profesioni, klientët. Me një eksperiencë thuajse 18 vjeçare, Iliri tregon, duke qenë se fusha e turizmit në Shqipëri po shkon drejt zhvillimit, është e qartë se edhe kërkesa për profesionistë që do të punojnë në këtë drejtim do të jetë gjithmonë e më madhe.
 
Si e ke nisur këtë profesion, çfarë të tërhoqi?
Në vitin 2001 unë emigrova në Milano dhe aty gjeta një punë si barist kafeterie gjatë ditës dhe pastaj duke ‘vjedhur’ profesionin u rrita dhe profesionalisht duke vazhduar karrierën time si barman.
 
Çfarë ecurie karrierë të mundëson ky lloj profesioni, kur bëhet fjalë për tregun shqiptar?
Zakonisht një barman në maksimumin e karrierës së tij mund të jetë një biznesmen i sukseshëm ose një politikan i sukseshëm.
 
Sa i rëndësishëm është komunikimi për një barman?
Një barman përveç aftësisë krijuese që ka duhet të jetë patjetër një komunikues i mirë. Zakonisht në cocktail-bare njerëzit konsumojnë në banak dhe duhet të jetë aftësia e barman-it me sjelljen dhe kulturën e tij që t’i tërheq klientët dhe t’iu a bëjë sa më të këndshme qëndrimin dhe shijimin e një cocktaili.
 
Po aftësia menaxhuese, si përputhet me profesionin e barman-it?
Sigurisht që një barman i mirë është edhe një manaxher i mirë. Nëse këto dy faktor nuk ecin paralelisht, nuk jemi në rrugën e duhur.
 
Cila është mosha ideale për të përvetësuar këtë profesion?
Mosha ideale për të përvetësuar këtë profesion është diku nga 12 ose 13 vjeç, por që maksimumi i pjekurisë arrin në 30 vjeç!
 
Cilat janë avantazhet dhe disavantazhet e barman-it mes Shqipërisë dhe vendeve europiane. A ka nisur një traditë e këtij profesioni në Tiranë?
Në Tiranë ka nisur një traditë e këtij profesioni vitet e fundit natyrisht. Avantazhe dhe disavantazhe? Një barman në shqipëri ka një klientelë në masën më të madhe të saj që nuk ka shijuar maksimumin e shijes së një cocktaili dhe çdo cocktail mund t’i duket i mirë ose jo i mirë, por pa njohur se cila është shija e vërtetë e atij cocktail. Gjë kjo që bën që edhe barmani të mos jetë në treg internacional sepse unë këmbëngul që barmanin e mirë e bën klientela e zgjuar.
 
A konsiderohet si art fakti i të punuarit si barman. Pse?
Një barman është artist sepse përdor ngjyrat e shijes për të krijuar një pikturë që quhet cocktail.
 
Duke iu referuar tregut shqiptar, sa mendoni se do të ishte e nevojshme të hapeshin kurse për barman?
Është gjëja e parë që duhet të bëhet që të ketë një shkollë profesionale për barman. Mungon shumë dhe ndihet për fat të keq shumë nga cilësia e dobët e cocktaileve që gjen jo vetëm në lokalet e Tiranës, por edhe në qytete të tjera.
 
Barmeni tashmë është një profesion që po zhvillohet edhe në Shqipëri. A është një trend në tregun shqiptar?
Në fakt, 3 vitet e fundit ky profesion ka pasur një zhvillim, ndoshta edhe pak kohë më përpara, por që është aplikuar përmes testimeve të vogla. Profesioni i barman-it shkon bashkë me njohuritë e klientit për cocktail-et sepse një klient që do të vij këtu do të porosisë vetëm ato dy-tri cocktaile që ai njeh, por pak nga pak ky profesion po jetësohet. Barman-i është një profesion jo shumë i përhapur edhe jashtë, pasi është një gamë e ngushtë e njerëzve që preferojnë cocktailet, por duhet të theksojmë se gjatë këtij 10 vjeçari ky profesion po zhvillohet. Në Shqipëri? Në fakt, vetëm në Bllok mund të gjejm shumë lokale që shkruajn “Cocktail Bar”, por pavarësisht dëshirës nuk mund të quhen të tillë pasi nuk e njohin botën e coctaileve.
 
Si mund të bëhesh një profesionist në këtë profesion?
Mbi të gjitha një rol të veçantë ka arsimi profesional, që për fat të keq në Shqipëri mungon edhe pse dëshira nuk mungon nga djem dhe vajza të reja. Pavarësisht, duhen përgëzuar disa institute të huaja që po operojnë në Shqipëri dhe ofrojnë kurse në profesione të reja, siç është edhe kursi i barmanit. 

ilir dushkaj

Shkrimi u botua në numrin e sotëm të gazetës "Shqiptarja.com", versioni print

Redaksia Online
(xh.k/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    A po jep rezultate lufta e SPAK ndaj grupeve kriminale?



×

Lajmi i fundit

Këshilltari i Sigurisë Kombëtare të Shtëpisë së Bardhë viziton Arabinë Saudite dhe Izraelin

Këshilltari i Sigurisë Kombëtare të Shtëpisë së Bardhë viziton Arabinë Saudite dhe Izraelin