Drejt Punës/ Ja disa profesione të
çudishme që sjellin shumë fitime
Ekzistojnë disa profesione të çuditshme, të cilat janë shumë fitimprurëse. Shpesh njerëzve as ju shkon në mend se mund të ekzistojë nëj profesin i tillë.
TIRANË - Ekzistojnë disa profesione të çuditshme, të cilat janë shumë fitimprurëse. Shpesh njerëzve as ju shkon në mend se mund të ekzistojë nëj profesin i tillë. Mund të fitosh shumë para nëse arrin të kapësh gjarpërinjtë dhe tu marrësh helmin, nëse ke durim të presësh në rradhë, nëse ke intuitën të dallosh seksin tek pulat vetëm duke I parë, apo ke talentin të vajtosh në një ceremoni varrimi. Më poshtë do të sjellim disa prej këtyre profesioneve që gjejnë treg në disa vende të botës dhe ju sjellin shumë fitime atyre që i zotërojnë.
Shoqëruese nuseshNuk ua keni besën shoqeve të ngushta? Mund të punësoni shoqeruese profesioniste nusesh, të cilat ndihmojnë nusen në ditën e saj të madhe. Jen Glantz, themeluese e “Punëso një shoqëruese”, thotë se kompania ofron “shoqeruese nusesh të fshehta” dhe shërbime personale për nuset dhe festën e dasmës. Çmimi? Nga 300 deri ne 2000 dollarë për çdo dasmë.
“Mjelës” i gjarpërinjvePersonave që ‘mjelin’ gjarpërinjte, u duhet të bëjnë njërën ndër punët më të rrezikshme, por edhe më të çuditshme në botë. Ata nxjerrin helmin nga gjarpërinjtë më të frikshëm, helm ky që përdoret më pas për të krijuar një antihelm për përdorim spitalor dhe laboratorik, që mund të shitët për plot 1000 dollarë grami.
VajtuesVajtuesit profesionistë marrin pjesë në funerale dhe vajtojnë një person të vdekur. Një kompani në Angli, e quajtur “Merr me qira një vajtues” është e specializuar në këtë industri dhe ofron vajtues me çmimin prej 70 dollarësh për dy orë.
Pritës në radhëTepër të padurueshëm për të pritur në radhë? Punësoni një profesionist që ka durimin që ju mungon. Për 1000 dollarë në javë, dikush do të qëndrojë në radhë për ju në ditët më të ngarkuara të blerjeve.
Përcaktues të seksit te pulatPersona të veçantë paguhen në Japoni apo Britani, deri ne 60,000 dollare në vit për të vlerësuar gjininë e një pule, duke u mbeshtetur tek intuita.
Shkrues mesazhesh për biskotaTepër të pëlqyera nëpër botë, biskotat e fatit kanë nevojë të shkruhen nga një person i vërtetë. Në fakt, prodhuesit e këtij produkti punësojnë shkrimtarë që shkruajnë vargje të cilat i motivojnë njerëzit. Puna paguhet rreth 40,000 dollare viti.
Masazhatore fytyreTe pagezuar si “shkencëtarë ndjesorë”, këta masazhatorë fytyre bëjnë më shume se aq. Ata mund të punësohen për 25 dollarë ora për të kuptuar efektivitetin e produkteve si locionet ose pastruesit e fytyrës.
Redaskai online
(shqiptarja.com)
Sondazhi i ditës:
A po jep rezultate lufta e SPAK ndaj grupeve kriminale?
-
Po
74.5%
-
Jo
18.6%
-
Nuk e di
6.9%
Vota total: 4040
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Final 4/ Egnatia dhe Vllaznia 'shterpë' në 'Air Albania', rrogozhinasit gjejnë Partizanin në finalen e Superligës
19 Maj, 22:05
-
Meta në Berat dhe paralajmëron kryebashkiakun: Pas një muaji mos më dil përpara
19 Maj, 22:02
-
Arrestohet 53-vjeçari shqiptar në Greqi, tentoi të përdhunonte punonjësen që i pastroi shtëpinë
19 Maj, 21:51
-
Rrëzimi i helikopterit të presidentit iranian, ushtria: Aeroplani është lokalizuar
19 Maj, 21:45
-
Bilanci i pabesueshëm, Pep Guardiola fiton një trofe çdo 23 ndeshje! Rekordi i Premier League
19 Maj, 21:35
-
BE-ja aktivizon shërbimin e hartës për të ndihmuar përpjekjet e kërkimit
19 Maj, 21:30
-
La Liga zhvilloi javën e parafundit në një orar, Real Madrid barazoi 4-4 ndaj Villarreal! Fiton Barça dhe Girona, Cadiz rrëzohet
19 Maj, 21:24
-
Dita ndërkombëtare e muzeve, aktivitet në parkun e Apolonisë! Me qindra qytetarë vizitojnë muzeun arkeologjik
19 Maj, 21:15
-
Andi Tepelena: 2 korrik 1990, ja si hymë në Ambasadën Italiane! Esencë-Report Tv
19 Maj, 21:07
-
VIDEO/ Interi feston yllin e dytë me trofeun e kampionit
19 Maj, 21:03
-
VIDEO/ Interi barazon 1-1 ndaj Lazios dhe ngre trofeun! Kumbulla e katranos, Sassuolo rrëzohet në Serie B! Roma në mbrëmje
19 Maj, 20:55
-
Nga takimet zyrtare te prezantimi i TEDA Tirana, Veliaj përmbyll vizitën dy ditore në Japoni: Më shumë bashkëpunime në biznes, turizëm dhe politikë
19 Maj, 20:47