"Drejt Punës"/ Klaudia Duro: Kur
arena e Cirkut të motivon në jetë
Duro: Kur zjarri të kthehet në profesion

arena e Cirkut të motivon në jetë
Duro: Kur zjarri të kthehet në profesion">
TIRANE- Nuk ishte e rastësishme historia e këtyre dy vajzave që ne do ju sjellim sot! Edhe pse ata janë rritur në hekurat dhe në tapetin e rrënuar të Cirkut të Tiranës, sot ata janë dy guximtare të cilat kanë sfidur vështirësitë e tregut të punës dhe kanë ndjekur pasionin dhe rrugën e gjatë të nënës së tyre në këto dyer.

Ndryshe nga shumë fëmijë që ikin në Cirk vetëm për të parë shfaqjet, Klaudia dhe Era janë rritur, kanë sfiduar veten dhe kanë ndjekur hapat e suksesit të nënës së tyre Fitnete Duros, akrobates që nuk u dorëzua asnjëherë.

Në këtë intervistë, Klaudia na tregon hap pas hapi jo vetëm kënaqësitë që ka marrë gjatë këtyre viteve, dëshirat që ka në të ardhmen pas diplomimit në Universitetin e Sportit, por edhe peripecitë që e kanë bërë më të fortë dhe më të guximshme në këtë zanat. Klaudia dhe Era veç akrobacisë njihen ndryshe edhe si ‘Vajzat e zjarrit’ dhe kjo falë përkushtimit që ata kanë për punën duke u stërvitur me orë të tëra, ku lodhja për ta është kënaqësi.
 
Klaudia, si i kujtoni fillimet tuaja në numra të cirkut. Është një profesion sfide për ju?
Fillimet e mija dhe të motrës time i kujtoj me shumë nostalgji. Të kapura dorë për dore me mamin (Fitnete Duro) e cila çdo javë na çonte në atë vend që kurrë se mendonim që do të ishte për ne sot, shtëpia jonë e dytë dhe që do kthehej në profesionin tonë. Sfidat nisën bashkë me frikën, teksa të ulura në fund të arenës mes njerëzve shikonim mamin e cila performonte në lartësi dhe ne dridheshim, por dëshira për ta prekur atë emocion nisi të zëvendësoj dhe sfidën.
 
Kush ju ka nxitur për të zjedhur këtë rrugë, ishte nëna ajo që ju orientoj?
Kur ne shprehëm dëshirën të stërviteshim, mami ishte kundër sepse çdo prind e cilëson profesionin e tij shumë të vështirë aq më tepër për ta ushtruar dhe fëmijët. Por, me kalimin e kohës u bind që ne kishim vërtet dëshirë, por mbi të gjitha dhe talent genetik të trashëguar. Të dy prindërit janë shtylla e profesionit tonë, pasi babi dhe pse nuk është artist, ka një profesion krejt ndryshe e rrethuar mes tre femrave artiste, di të gjitha kodet dhe na ndihmon në çdo ekzekutim që ne do të bëjmë.
 
Tregu i punës sot është shumë i vështirë, mendoni e keni bërë zgjdhje e duhur?
Sporti dhe arti janë profesione që zgjidhen që në vegjëli, pasi duke qenë të vështira duhet t’i praktikosh me zhvillimin tënd fizik dhe në atë moshë nuk e mendon shumë pjesën e tregut, konkurrencës, të ardhurave. Kur ti rritesh me atë profesion dhe pjesën më të madhe të kohës ja përkushton atij, ai profesion të hyn në gjak dhe as sporti nuk na lë dot ne dhe as ne atë. Mendoj që kur ndërthuret pasioni, dëshira, vullneti ndaj një pune që t’i i jep vendit ku jeton është një vlerë e madhe.
 
Nëse do të ktheheshit prapa në kohë, do të mendonit të zgjdhnit një tjetër profesion për të qëndruar në treg?
Se kam menduar ndonjëherë të zgjedh apo ndërroj profesionin, por dua të theksoj që ‘CIRKU’ është një profesion që të duhet të performosh live çdo të shtunë të dielë gjatë gjithë vitit për publikun. Ama vjen dhe procesi biologjik te të gjithë njerëzit ku çdo njeri bie si nga ana estetike ashtu dhe fizike, por në këtë periudhë kur kam shumë vite eksperiencë, mendoj dhe me shkollën përkatëse që kam mbaruar, do të më pëlqente shumë që të stërvitja fëmijë që duan të merren me sport si dhe me cirk pasi fluksi është shumë i madh.
 
Ku qëndron bukuria e këtij zanati, pasi jo të gjithë mund ta përvetësojnë dhe në të njëtën kohë të kënaqin shijen e publikut?
Bukuria e këtij zanati qëndron në Cirkun Kombëtar, ku çdo artist bën një gjë ndryshe nga tjetri, profilet janë të ndara në; akrobaci, xhongler, vertikale, ekuilibër, prestigjator, kllounat, profili i kafshëve. Secili artist performon atë ekzekutim që ushtron për një kohë të gjatë për vite të tëra në këtë mënyrë dhe publikut i ofrohet një shfaqje me numra të moshave, preferencave të ndryshme një shfaqje mix.
 
Cili është momenti më i vështirë që keni përjetuar në skenë?
Momente të vështira ka pothuajse shumë shpesh sepse je live. Momentet nisin që nga performancat e ajërit të cilat unë me Erën i performojmë më së shumti nën mjeshtërinë e mamit, janë të vështira sepse ke të bësh me rrezikun e jetës dhe jeta jote varet në duart e tua dhe në fijen e kavos, për të vazhduar te gjendja shëndetsore, psikologjike, emocionale, pasi jo çdo ditë mund të jesh në formën e duhur. Tani që po më pyet, një nga momentet më të vështira që mbaj mend është një performancë ku unë mbaja një vajzë në duart e mija dhe të dyja qëndronim në një tub të gjatë 11 metra ku e mbante në sup një djalë. Kjo më bëri të kuptoj që sporti nëse e lë një ditë të le dy ditë dhe asnjëherë se kam ndërprerë aktivitetin.
 
Fakti që ju luani numra me zjarrin, akrobaci në qiell të hapur sëbashku me motrën tuaj, ju ka bërë ndonjë moment të hiqnit dorë?
Fantazitë tona na kanë bashkuar bashkë dhe na shtyjnë të krijojmë sa më shumë performanca dhe keshtu profesioni të rrëmben dhe nuk bën dot pa të.
 
Veç emocioneve dhe kënaqësisë, a është një profesion që gjeneron të ardhura?
Cirku Kombëtar është në varësi të Ministrisë së Kulturës. Ashtu si dhe institucionet e tjera kulturore dhe ne ndjehemi mjaftë me fat që vlerësohemi dhe kemi mbështetje. Për vendin ku jetojmë, të ardhurat janë të kënaqëshme, për lodhjen dhe shumë pasoja që ka ky profesion, vlen më shumë, aq më tepër që ne jemi ciku i vetëm shtetëror në Ballkan dhe e ruajmë me fanatizëm brez pas brezi.
 
Shumë të rinj kanë passion kërcimet akrobacike, do tiu sugjeronit këtë si zanat për gjithë jetën?
Gjithmonë kam thënë që nëse çdo kush do të bënte në jetë atë që di më mirë do të ishte çdo gjë në vendin e duhur. Unë iu sygjeroj në radhë të parë të kemi sa më shumë organizata të ndryshme, qendra sportive, kurse për fëmijët që të jenë kundrejt asnjë lloj pagese, siç është dhe studio jonë e cirkut ku sterviten fëmijët, pasi jo çdo familje e përballon dot dëshirën e fëmijëve dhe ka shumë talente që humbin për këtë shkak.
 
Cilat janë planet tuaja gjatë sezonit veror?
Planet tona janë aktivitet në bregdet, në festa të ndryshme, në koncerte, ‘summer fest’, party, fire show dhe në çdo vend ku na ftojnë ti japim jetë profesionit tonë. 


Shkrimi u botua në Shqiptarja.com (print) në 23 Korrik 2015

Redaksia Online
(d.a/shqiptarja.com) 

  • Sondazhi i ditës:

    A po jep rezultate lufta e SPAK ndaj grupeve kriminale?



×

Lajmi i fundit

Reperi i famshëm dhunon barbarisht ish-partneren në hotel

Reperi i famshëm dhunon barbarisht ish-partneren në hotel