Ai është vetëm 27 vjeç, por pasioni që ka për të gdhendur me duart e tij të arta nuk e ka ndaluar aspak ti përkushtohet edhe punës që ka aktualisht, në shërbimin postar TNT. Në këtë rrëfim, Krenari na tregon arsyen se pse ka zgjedhur të qëndroj në qytetin e tij, pasionin që ka për gëdhendjen prej 14 vitesh, por që vit pas viti ka arritur në perfeksion dhe sigurisht nuk harron të tregoj se veç pasionit që ka, ai punë primare ka shërbimin postar TNT. Më poshtë ai tregon se si i realizon simbolet e veçantë në gëdhendje, por edhe se gëdhendja është një alternativë e mirë punësimi.
 
Për të realizuar një pikturë gedhendje në dru duhet kohë dhe përqendrim…?
Po sigurisht të dyja janë shumë të rëndësishme pasi pa patur përqëndrim nuk mund të arrish të realizosh një punë. Pastaj, elementi kohë është një tjetër faktor për të cilin është vështirë pasi jam dhe në punë në të njëtën kohë.
 
Sa kohë keni që realizoni të tilla  punime dhe sa e vështirë është?
Që realizojë punime me gëdhendje kam afërsisht 14 vjet, nuk është diçka e vështirë pasi e bëj me shumë pasion dhe dëshirë. Me kalimin e viteve që kalojnë, vazhdoj e profeksionojë më shumë dorën dhe punimet e gdhendura dhe kurrë nuk bëhet e vështirë por, diçka akoma dhe më e bukur.