DREJT PUNES/ Merita Narazani:
Këmishat, kur cilësia bën diferencën

DREJT PUNES/ Merita Narazani:<br />Këmishat, kur cilësia bën diferencën
TIRANE- Të gjithë dëshirojmë të kemi një pamje elegante dhe të jemi ndjekës të mirë të trendeve të modës. Për të pasur një garderobë të veçantë, kuptohet dhe një xhep të mjaftueshëm për tu veshur mirë, sot mundësitë janë të shumta. Të ikësh në një qendër tregtare, të bësh një këmishë me porosi apo të blesh onlain.

Pra, një nga veshjet që meshkujt dhe femrat duhet ta kenë se s’bën në garderobë është këmisha. Pavarëëisht tendecave të modës, secili nga ne kujdeset më së miri përsa i përket veshjes në varësi të pozicionit të punës. Këtë gjë na e dëshmon më së miri sipërmarrsja Merita Narazani, e cila pas 21 vitesh është rikthyer në Durrës për të ngritur kompaninë e këmishave “Dyrrah”. Në këtë intevristë, ajo tregon hap pas hapi punën e saj të veçantë, por edhe të vështirë gjatë 4 viteve qëndrim në Shqipëri.

Kur zanati prek një tjetër realitet
Rita, është nga ata vajza që në sistemin e asaj kohe kishte marrë një zanat të caktuar dhe ndihmonte familjen me ato pak të ardhura. Pas hyrjes së demokracisë, ajo bashkë me bashkëshortin u largua drejt një të ardhme më të mirë si gjithë shqiptaret e ’90-së. “Kam punuar në rrobaqepësi, por ishte një mënyrë tjetër e të organizuarit, ndërsa kur ika në Itali preka një tjetër realitet në këtë zanat. Mu dha mundësia të isha pjesë e një grupi të cilët punonin për ‘Vip’-at në Itali”, tregon Rita.

Të rriskosh në vendilje
Janë të paktë ata që rikthen në Shqipëri për të investuar për një jetë më të mirë. Rasti i familjes Zela na tregon që, me sfidë dhe vullent arrihet çdo gjë. “Ishte një vendim shumë i vështirë. Shpesh herë jam gjendur përballë asaj dilemës, të vij apo të mos vij, pasi rrezikoja kursimet e një jete. Madje, bashkëshorti dhe dy djemt ishin ata që më shtrinë dorën dhe ne ti jepnim jetë kësaj nisme që tashmë, jam e lumtur që sot jemi bërë konkurrentë në treg”, thekson sipërmarrsja Narazani.
 
Si lindi sipërmarrja “Dyrrah” e cila në fokus ka këmishat me porosi?
Jam kthyer në Durrës pas 21 vitesh në Itali, një nismë kjo me rrisk, por pse mos ta provonim dhe sfidën e tregut shqiptar. sigurisht, edhe pse prej katër vitesh ne kemi nisur punën, kemi pasur dhe fatin që të punësojm rreth 10 punëtore, duke ju dhënë një mundësi punëismi këtyre familjeve.
 
Ju jeni fokusuar vetëm tek produkti i këmishave si për femra dhe meshkuj. Pse kjo zgjedhje?
Eksperienca ime prej shumë vitesh në Itali, duke u bazuar gjithmonë në këtë sektor, intimo për meshkuj dhe këmisha me porosi më bëri që të çel këtë sipërmarrje. Duke ditur që kam punuar për vite me radhë për njerëz ‘Vip’ në veriun e Italisë, vendosa që aftësitë e mija ti vija në jetë edhe në Shqipëri.
 
Pjesë e stafit tuaj shikojmë se janë vajza të kualifikuara në sektorin e rrobaqepsisë. Ishte ky në kriter për tu bërë pjesë e kësaj sipërmarrje?
Sigurisht që një pjesë e mirë e stafit kanë nisur punë bahskë me mua, që në fillimet e sipërmarrjes “Dyrrah”. Si çdo fillim dhe unë u përpoqa të bëja një lloj përzgjedhje, për të gjetur persona specialist në këtë lloj pune që më duhej mua sepse janë ca element kyç që jo vetëm në Shqipëri, por as në Itali nuk kam parë për ti përdorur.
 
Ndryshe nga sipërmarrjet fasone, ju realizoni këmisha jo në seri, por me porosi. Këmisha të cilat përsa i përket produktit e bën diferencën nga të tjerat?
Me aq sa mbaj mend, edhe para se të ikja nga Shqipëri, këmishat kanë qenë të kërkuara edhe pse nuk e kanë pasur shumë konceptin e të bukurës. Shoqëria ka evoluar dhe bashkë me këtë dhe tendencat për këmishat dhe cilësinë që ofrojnë.
 
Ku ndryshon puna në seri me këmishat me porosi?
Ka në diferencë të madhe, pasi ndryshe nga fasonët që ofrojnë punë në seri, ne realizojmë vetëm këmisha me porosi. Këmishat me porosi të sjellin disa avantazhe, pasi ti porosit sipas masve trupore që ke dhe sipas kërkesave që ka klienti.
 
Pas katër vitesh si e shikoni ecurinë e kërkesë-ofertës përsa i përket biznesit tuaj?
Pavarësisht krizës që po kalon e gjithë vendi, pasi nuk mund ta injorojmë këtë fakt, them se po shkon shumë mirë përsa i përket këmishave me porosi.
 
Besoj ju jeni dhe selektive përsa i përket klientëve. Si procedohet për të pasur një këmishë me porosi nga dora juaj?
Materialet janë të një cilësie të lartë, 100% koton. Ne nuk bëjmë asnjë lloj kompromisi me materialin, madje shpesh herë klientëve iu kam thënë që, nëse ju keni një këmishë më cilësore se këto materialet që ne realizojmë, ma sillni dhe unë timen iu fal. Por, deri më sot të gjithë klientët kanë ngelur të kënaqur jo vetëm përsa i përket modeleve, por materialit që në ofrojmë. Këmisha me porosi bën gjithmonë diferencën nga një këmish e blerë në pazar.
 
Të  hapësh një sipërmmarje dhe me pak punonjës sot është shumë e vështirë. Është kjo një nxitje edhe për të punësuar të rinjtë?
Është e vështirë sepse Shqipëria nuk të ofron shumë. Unë u ktheva nga Italia me një bazë, duke marrë mbi kurriz edhe riskun e dështimit. Duhet të provosh dhe sakrifikosh për të pasur një sukses më vonë. Edhe unë kam pasur shumë vështirësi në fillim, pavarësisht me mbështetjen e familjes ja kam dalë.
   
Është një punë fitimprurëse?
Çdo gjë është e lidhur zinxhirë. Nëse është krizë në Itali edhe unë e ndjejë krizën si fason, pasi bazën e marrë nga Italia. Sigurisht që ka fitimet e veta, por duke parë dhe standartin, mendoj se kemi diçka më shumë se rrobaqepësitë e tjera.
Merita Narazani
































Shkrimi u botua në Shqiptarja.com (print) në 30 Prill 2015

Redaksia Online
(d.a/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    A duhet prokurorëve të SPAK-ut t'u jepet e drejta e rikandidimit?



×

Lajmi i fundit

SHBA, akuza për ryshfet ndaj ligjvënësit Henry Cuellar

SHBA, akuza për ryshfet ndaj ligjvënësit Henry Cuellar