Drejt Punës/Muzaka: Si të zgjedhim
orientimin e duhur profesional

Drejt Punës/Muzaka: Si të zgjedhim<br />orientimin e duhur profesional
Gjithnjë e më tepër vihet re një numër në rritje i të rinjve, por jo vetëm që frekuentojnë palestrat, si një mundësi për të vënë muskujt në punë, por edhe për të mbajtur trupin në formë. Për këtë shumë djem e vajza zgjedhin që të profilizohen në këtë fushë, duke punuar si instruktorë palestrash. Kjo është një punë që para së gjithash kërkon pasion, e pastaj kualifikime e trajnime profesionale. Argjir Muzaka, i cili ka përfunduar studimet në Universitetin e Sporteve, tregon se i ka pëlqyer gjithmonë puna në palestër. Për të nëse investon në një punë të cilën e ke me pasion, sigurisht suksesi do të vijë në kohën e duhur. “Që kur jam diplomuar në Universitetin e Sporteve kam punuar, por gjithmonë e kam konsideruar punë në palestër si diçka të përkohshme. Pas një largimi për pak vite duke e provuar veten në disa profesione të tjera, u binda që ti përkushtohem më tej profesionit tim dhe ja ku jam sot”, tregon Argjiri.

ORIENTIMI I TË RINJËVE
Sipas Argjirit, një punë e bërë me pasion është më afatgjatë e më e sigurt, aq më tepër që edhe fusha në të cilën ai operon është një fushë që ka marrë hov vitet e fundit në Shqipëri. “Duhet të theksoj se kam punuar me të ardhura më pak në disa palestra të ndryshme, por vura pasionin në mes dhe sot kam arritur që të ndjek rrugën e duhur. Mendoj dhe i këshilloj të gjithë të rinjtë që duhet të ndjekin pasionin e tyre sepse është më afatgjatë dhe të bën të mundur të ecësh më shumë. Gjërat duhen parë pak me më shumë perspektiv, duke ndjekur pasionin ti arrin sukseset që ke pretenduar në çdo fillim”, thekson instruktori. Këtë e tregon interesi i të rinjve që frekuentojnë palestrën e që merren me aktivitete të ndryshme sportive.

PERSONAL TRAJNER, RISITË NË TIRANË
Një tjetër risi është ajo e të pasurit një trajner personal, të cilin shumë të rinj që kanë edhe mundësi ekonomike e kërkojnë. Për këtë Argjiri na tregon se duhen kualifikime më të specializuara në mënyrë që klientëve tu ofrohet shërbim i duhur. “Tashmë orientimi personal trajner është shumë i përhapur edhe në Shqipëri. Para një muaj isha në një trajnim në Londër, dhe vura re se dhe atje tendenca ishte në rritje për personal trajner dhe kërkesat ishin shumë të mëdha” rrëfen Argjiri. Instruktori i fi tnesit na tregon se, pavarësisht pasionit ka shumë shkolla, kurse ku të rinjtë mund të orientohen për të krijuar mundësi të reja punësimi.

Shkrimi u botua në numrin e sotëm të gazetës "Shqiptarja.com", versioni print

Redaksia Online
(xh.k/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Çfare prisni nga sesioni i ri parlamentar?



×

Lajmi i fundit

Vuani nga rënia e flokëve? Ushqimet që duhet të konsumoni

Vuani nga rënia e flokëve? Ushqimet që duhet të konsumoni