Drejt Punës/ SPA, një biznes
në rritje që tërheq shqiptarët
Drejt Punës/ Nëse ka një biznes që nuk po njeh krizë është në Shqipëri, është ai i spa-ve. Edhe vetë operatorët pohojnë se ky segment po ecën mjaft mirë dhe nuk po ndien rënien e konsumit, siç ankohen rëndon biznese të tjera, si ai i veshjeve dhe restoranteve.
TIRANË - Nëse ka një biznes që nuk po njeh krizë është në Shqipëri, është ai i spa-ve. Edhe vetë operatorët pohojnë se ky segment po ecën mjaft mirë dhe nuk po ndien rënien e konsumit, siç ankohen rëndon biznese të tjera, si ai i veshjeve dhe restoranteve. “Restoranti Dy Kitarat ishte i mbushur gjithë ditët e javës, ndërsa tani është plot vetëm në fundjavë. Ndërsa qendra spa po ecën shumë mirë dhe volumi i punës është mjaft i lartë”, pohon Nina Beqiraj, administratore e Hotel Dy Kitarat në Durrës dhe e qendrës Nina Luxury Spa, duke shtuar se nga kontaktet që ka edhe njësitë e tjera spa kanë kërkesa shumë të larta për shërbime.
Në vitet e fundit, më tepër njerëz në të gjithë botën kanë nisur të njohin dhe vlerësojnë rëndësinë e të qenët mirë, trend i cili ka nisur që të shohë rritje të “industrisë së mirëqenies” vit pas viti. Dy janë format e ofrimit të shërbimeve të ashtuquajtura të “mirëqenies” në vendin tonë: qendrat e “Spa dhe beauty”, të pozicionuara kryesisht brenda qyteteve të mëdha, si Tirana, Durrësi, Vlora etj. Forma tjetër janë qendrat e ndërtuara pranë burimeve të ujërave termalë në vendin tonë, që ofrojnë një tjetër pamje të kësaj industrie në zhvillim: një turizëm të mirëfilltë të mirëqenies. Teksa këto të fundit kanë pasur zhvillim që herët, duke ofruar krahas marrjes së shërbimeve në llixha, banja termale etj., edhe akomodim, ushqim etj.; qendrat e Spa në qytete kanë parë një “boom” sidomos në 2 vitet e fundit.
Nëse do të flisnim për këto qendra Spa para 5 vjetëve, numri i tyre ishte rreth 10 në të gjithë vendin, ndërsa sot i kalon 25 të tilla në qytetet kryesore, shtimi i klientëve të të cilave, siç pohojnë edhe vetë, ka rritur nevojën e hapjes së qendrave. Disa nga drejtuesit e këtyre qendrave tregojnë se frekuentuesit janë rritur vit pas viti dhe po kujdesen më shumë për veten. Ata pohojnë se ky është një trend i ardhur nga jashtë. Personazhet e njohur shpeshherë shërbejnë edhe si reklamimi i duhur i qendrave Spa. Çmimet, sipas tyre, janë të përballueshme, duke iu drejtuar thuajse të gjithë shtresave. Megjithëse pagat e shqiptarëve janë ende të ulëta, ata shpenzojnë për kujdesin e vetes.
Sondazhi i ditës:
A po jep rezultate lufta e SPAK ndaj grupeve kriminale?
-
Po
74.2%
-
Jo
18.9%
-
Nuk e di
6.9%
Vota total: 3670
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Llogaria e Ebrahim Raisi në Instagram: Lutuni për presidentin dhe shoqëruesit e tij në udhëtim
19 Maj, 19:05
-
U arrestua me urdhër të SPAK, Report Tv siguron foto të ish-shefit të antidrogës në Lezhë, Klodian Shahini
19 Maj, 18:59
-
Historike/ Manchester City kampion i Premier League për herë të 4-t radhazi, titulli në Angli me 'fotofinish'! United jashtë Evropës, Klopp të fundit me Liverpool
19 Maj, 18:58
-
Formacionet/ Kërkohet bileta e dytë për finalen e sezonit, titullarët e Egnatia - Vllaznia! Shkodranëve u duhet fitorja
19 Maj, 18:51
-
Rrëzimi i helikopterit të presidentit iranian: SHBA po vëzhgon raportimet mbi ngjarjen
19 Maj, 18:45
-
Laçi mund 3-1 Flamurtarin pas 120 minutave dhe qëndron në Superligë, vlonjatët pesë vite larg elitës së futbollit
19 Maj, 18:42
-
TV izraelit: Sipas burimeve perëndimore Raisi ka vdekur
19 Maj, 18:39
-
Drejt përfundimit ndërtimi i aksit Thumanë-Kashar, por kalimi do jetë me pagesë mbi 2.1 euro për mjet
19 Maj, 18:30
-
Ilir Yzeiri: Nga bashkëpunëtori i krimit te ëngjëlli mbrojtës
19 Maj, 18:25
-
Presidenti Ebrahim Raisi mori pjesë në hapjet e digave me Azerbajxhanit pak para aksidentit me helikopter
19 Maj, 18:22
-
Takimi i Ramës në Athinë, Mitsotakis: Rruga për integrimin europian të Shqipërisë kalon nga Greqia
19 Maj, 18:20
-
Skandal në La Liga, Rayo Vallecano flet për trukimin e ndeshjes
19 Maj, 18:08