"Drejt punës", stilistja Sinanaj: Të
rinjtë me zanat, më të suksesshëm 

rinjtë me zanat, më të suksesshëm ">
TIRANE - Të jesh ‘in’ sot është trend në kryeqytetin tonë të shumëllojshmërisë së ngjyrave dhe veshjeve. Po sa femra ka që guxojnë të prekin nga afër botën e stilimit pa imituar asnjë stilist në botë dhe duke rikrijuar personalitetin e tyre me anë të shijeve.

Rasti konkret është një vajzë e cila që në adoleshencë ka hedhur hapat e parë duke skicuar veshje, ndërsa sot duket se ka prekur ëndrrën. Ajo ka tashmë një atelie të saj.

Bukuroshe Sinanaj, stilistja e re e frymëzuar nga talenti i saj por edhe nga ambicia për të ecur para drejt suksesit të profesionit që ka zgjedhur i është dashur jo vetëm të mësoj por më shumë ta praktikoj stilimin. Kështu, zëri i saj është një motivim për të gjithë të rinjt të cilët kanë dëshirë për të ecur përpara drejt rrugës së suksesit dhe punës që mund t`u siguroj jo vetëm famë por edhe të ardhura në qoftë se i përkushtohen profesioneve.
 
Shkollat profesionale gjithnjë e më tepër po ecin përpara drejt tregut të punës dhe këtë gjë e përforcon edhe më shumë stilistja Sinanaj e cila në suksesin e profesionit të saj i këshillon të rinjt të shkojnë drejt rrugës së zanatit. “E rëndësishme është që të gjithë duhet të mendojmë se të pasurit një zanat ansjëherë nuk të lë në baltë. Nuk kam asnjë lloj paragjykimi për trendin drejt Universiteteve, por kurset profesionale janë ato që ansjëherë nuk të lënë me këmbë në baltë” u shpreh Bukuroshe Sinanaj. 

Por, kjo sfidë nuk ndalet këtu! Të ngresh një atelie, pikësëpari duhet të studiosh tregun, tendencat dhe sigurisht mbështjetja financiare. Për Bukuroshe Sinanaj, stilisten e re këto kanë qenë hapa që i ka kaluar tashmë falë ambicies dhe dëshirës së saj për të ecur para në fushën e modës.

“Stilimi është një pasion që të lind, nuk është se e mëson nëse nuk ke pak talent. Fillimet e mia janë që në moshën e adoleshëncës, më saktë në gjimnaz kur unë e kisha kuptuar që pasioni im më i bukur ishte të merresha me modë” tregon Bukuroshe Sinanaj.

Por sa i vështirë është punësimi i të rinjëve në tregun e punës dhe cilat janë kushtet që vendosin punëdhënësit për të rinjtë.

Etleva Shkoza një prej teknikeve të një prej fasoneve në kryeqytet në një intervistë për emisionin “Rreze Dielli” tha se kualifikimi dhe profilizimi i punonjësve është shumë i rëndësishëm në një ndërmarrje fasoni pasi puna për ta si drejtues është më e lehtë kur në treg ka të rinj të cilët janë të kualifikuar dhe të profilizuar.

Redaksia Online
(m.z/shqiptarja.com)

 

  • Sondazhi i ditës:

    Minimumi jetik në vend 184 euro për person, a është i mjaftueshëm?



×

Lajmi i fundit

Shitet shamia që ndryshoi historinë e futbollit! Ky është çmimi i kontratës së Messit kur ishte 13 vjeç

Shitet shamia që ndryshoi historinë e futbollit! Ky është çmimi i kontratës së Messit kur ishte 13 vjeç