DREJT PUNES/ Studentët mes
dilemës së profesionit e mundësive

DREJT PUNES/ Studentët mes<br />dilemës së profesionit e mundësive
Shumë të rinj sot gjenden mes dilemave të profesionit të zgjedhur dhe përballjes me tregun e punës. Po çfarë të ofron tregu i punës në Shqipëri? Pse shumë të rinj zgjedhin inxhinieritë, një përballje jo vetëm në gjini, por edhe në hapësirat e punësimit. Të vendosur në kërkim të një vendi pune në profesionin e tyre, Andi Ndreu, student i vitit të 3-të Inxhinieri Elektrike dhe Anxhela Lamaj studente e vitit të parë po Inxhinieri Elektrike, dy student në prag të diplomimit kanë aplikuar për të fituar një eksperiencë pranë kompanisë OSHEE.

Paragjykimi i profesionit
Shpesh herë profesionet të caktuara vuajn edhe nga paragjykimet gjinore, traditë kjo e kahershme përsa i përket vendit tonë. Por, sot hasim inxhiniere që aspirojnë për të qenë një histori suksesi në të ardhmen dhe këtë na e tregon edhe stduentja e Inxhinierisë Anxhela Lamaj; “Inxhinieria nuk është një profesion vetëm për meshkuj, mbi të gjitha ka shumë femra të cilat aspirojnë për tu bërë inxhiniere të suksesshme”, thekson Anxhela.

Kërkesat e tregut
Sot, tregu i punës sa vjen dhe bëhet më i vështirë. Për të qenë një inxhinier/e e sukseshme duhet të kesh kualifikime për tu bërë i konkurrueshëm në treg. Po sa prej këtyre studentëve arrijnë të fitojnë një vend pune? “Dega që ne ndjekim është fiks profesioni që përputhet me vendet vakante që ofron OSHEE-ja. Tregjet e punës janë të varfëra për studentët. Unë studioj në vitin e 3-të për Inxhinieri Elektrike tek Politekniku. Panairi i Punës na vjen si një mundësi pozitive për tu njohur me vendet vakante dhe pse jo edhe duke na u përkthy në eksperiencë”, pohon Andi.

Të rinjtë përballë sfidave të teknologjisë
Besoj se të rinjt janë më të përgatitur pavarëssiht eksperiencës së punës, pasi janë më të favorshëm për të prekur më nga afër inovacionet që po prekin Operatorin e Shpërndarjes së Energjisë Elektrike. “Çdo shërbim tashmë po zhvillohet dhe integrohet përmes teknologjisë. Kërkoj punë për të pasur një mundësi dhe në të nëjtën kohë, kualifikim të mirë për të ardhmen, që do të thotë pas diplomimit” tregon Andi.


Shkrimi u botua ne gazeten Shqiptarja.com (print) dt 7 Maj 2015

Redaksia Online
d.b/Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    A besoni se do realizohet vota e diasporës për zgjedhjet e ardhshme?



×

Lajmi i fundit

Mbyti gruan, nënë e 4 fëmijëve, prokuroria italiane kërkon burgim i përjetshëm për 42-vjeçarin shqiptar

Mbyti gruan, nënë e 4 fëmijëve, prokuroria italiane kërkon burgim i përjetshëm për 42-vjeçarin shqiptar