"Drejt Punës"/ Të studiosh
e të punosh në të njëtën kohë

e të punosh në të njëtën kohë">
Teleperfomace’, tashmë një hapësirë punësimi për të gjithë të rinjtë shqiptarë.

Si jeni gjendur mes kësaj kompanie?

Unë kam nisur punë pranë kësaj kompanie që në vitin 2009-të si operatore dhe fakti që kam pasur ngritje në detyrë fal vlerësimit të punës, më ka bërë të qëndroj akoma të punoj pranë kësaj kompanie. Por, një arsye tjetër që vazhdoj të qëndroj akoma është se, kam vazhduar njëkohësisht studimet, kam mbaruar studimet ‘Bachelor’ dhe njëkohësisht vazhdoj masterin dhe më është dhënë mundësia të përshtat oraret duke i vazhduar të dyja njëkohësisht.

Është i vështirë alternimi mes punës dhe shkollës në të njëjtën kohë?

Do të thoja që ka lodhje, por dëshira dhe vullneti për të qenë aktive mjafton të koordinosh kohën dhe ja del.

Fakti që jetoni pa familjen dhe punoni për të nxjerr shpenzimet tuaja në Tiranë, si mund ti përballoj një student?

Unë jetoj vetëm në Tiranë dhe normalisht të ardhurat e mija, duke përfshirë dhe shpenzimet e shkollës mbuloj çdo shpenzim timin mujor me punën që kam. Madje mund të them se ndonjëherë ndihmoj edhe familjen kur kanë nevojë.

Për çfarë studioni aktualisht?

Jam diplomuar për Financë-Bankë në sistemin ‘Bachelor’ dhe vazhdoj master shkencor në profilin Administrim-Biznesi.

Dega që ju keni do kohë për të qenë një studente shembullore...si ja dilni?

Është e vështirë, pasi nëse ti je gjithë ditën në punë, kur te kthehesh në darkë duhet të sforcohesh dhe të lexosh sepse nesër mund të kesh provim apo një detyrë kursi. Kur
nuk ke shumë kohë, nuk ke hapësirë të studiosh, por me përpjekje ja kam dal dhe them se klasifikohem tek studentët e mirë.

Mendoni që një ditë t’i riktheheni profesionit tuaj?

Normalisht, përderisa po investoj tek vetja për këtë lloj profili, ekonomikun pse jo do më pëlqente të kisha një rol pak më të specializuar në sektorin e financës, por gjithmonë duke parë mundësitë dhe pse jo perspektivën.

Cili është mesazhi juaj për të gjithë të rinjtë që ndjekin një Universitet, por mundësitë e punësimit janë të pakta?

Është e vërtetë, jam hasur dhe vetë me këtë lloj vështirësie. Nisja në ‘Teleperfomance’ nuk ka qenë e thjeshtë, por ja ku po bëj gati 6 vjet në punë, shkollën po e mbaroj, ndjehem mirë me pjesën e pagesës dhe rritjen në detyrë. Fakti që ja kam dal vetë, më ka bindur që të vazhdoj të qëndroj të punoj pranë
‘Teleperfomance’.

Shkrimi u botua në numrin e sotëm të gazetës "Shqiptarja.com", versioni print 

Redaksia Online
(xh.k/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Sa përcaktuese do jetë vota e emigrantëve në zgjedhjet e 2025-ës?



×

Lajmi i fundit

Sarandë/ 20-vjeçari i dehur në timon, përplas 6 mjete! Merr gjobën e majmë (FOTO)

Sarandë/ 20-vjeçari i dehur në timon, përplas 6 mjete! Merr gjobën e majmë (FOTO)