Drejt shkatërrimit pasuria
minerare në zonën e Hasit

Drejt shkatërrimit pasuria<br />minerare në zonën e Hasit
HAS- Shfrytëzimi pa asnjë lloj kriteri i pasurisë minerare po çon në shkatërrimin  e vendburimeve në zonën verilindore. Shfrytëzimi nga persona të palicensuar i pasurise minerare është bërë një fenomen i zakonshëm. 

“Nuk kemi gjetur asnjë bashkëpunim, ndërsa ka vazhduar me të njëjtat ritme shfrytëzimi i mineralit pa kryer asnjë lloj investimi për mbrojtjen e vendburimit apo të mjedisit”, tha nënprefekti i Hasit, Ismet Jaku.

Situata sa vjen e përkeqësohet, veçanërisht në vendburimet e kromit, siç janë ato në afërsi të  qytetit të Krumës, të Vlahnës, të Golajt, të Perrollajt, të Gajrepit etj.

Problemi i pronësisë mbi vendburimin është ndër shkaqet kryesore që vendburimi i Vlahnës, me rreth 3 milionë tonë rezerva, u braktis vitin e kaluar nga një kompani kinezo-turke që e kishte marrë me koncension.

Shkrimi u publikua sot (03.10.2013) në gazetën Shqiptarja.com (print)

Redaksia Online
(e.s/shqiptarja.com)­

  • Sondazhi i ditës:

    Shqipëria humb me Italinë, a ka shanse të kalojë grupin në Euro 2024?



×

Lajmi i fundit

Tifozët serbë thirrje me përmbajtje politike, Federata e Futbollit të Kosovës thirrje UEFA-s: Po mbjellin urrejtje ndaj fqinjëve

Tifozët serbë thirrje me përmbajtje politike, Federata e Futbollit të Kosovës thirrje UEFA-s: Po mbjellin urrejtje ndaj fqinjëve