'Drejtësi për Eglin!' Marshimi sot në Tiranë, policia apelon të shmanget lëvizja në këto akse rrugore

'Drejtësi për Eglin!' Marshimi sot në Tiranë, policia apelon të shmanget lëvizja në këto akse rrugore

Foto e Egli Progës gjatë homazheve

Tirane-  Policia e Tiranës ka marrë masa për mbarëvajtjen e marshimit të thirrur sot pasdite për të zbardhur të vërtetën e vrasjes së Egli Progës, 42 vjeçarit që humbi jetën në Pogradec një javë më parë nga dhuna e ushtruar nga Denis Meçe.

Mësohet se tubimi është parashikuar të nisë në orën 19:30 nga sheshi "Skwnderbej' tek Kryeministria. 

Policia informon se nga sheshi "Skënderbej" deri te Kryeministria do të ketë bllokime të disa segmenteve rrugore, si dhe bllokime të pjesshme të disa segmenteve të tjera në varësi të lëvizjes së tubuesve.

Njoftojmë qytetarët se sot, prej orës 19:30 e deri në përfundim, do të ketë bllokim të përkohshëm të qarkullimit të mjeteve, në bulevardin "Dëshmorët e Kombit", segmenti i rrugës "Myslym Shyri" nga Gjykata e Lartë deri në bulevardin "Dëshmorët e Kombit".  Policia apelon për të gjithë qytetarët që të shmangin lëvizjen në këto akse rrugore dhe të përdorin rrugët "Ibrahim Rugova" dhe "Papa Gjon Pali" si rrugë alternative, deri në përfundim të tubimit, thuhet në njoftimin për media. 

Denis Mece aktualisht ndodhet në burg, ndërsa vrasja e 42 vjeçarit shkaktoi përplasje institucionale mes policisë dhe prokurorisë. Ndërsa policia e referoi ngjarjen si vrasje me dashje, prokurorja e Korçës e zbuti akuzën në 'vrasje nga pakujdesia'

Familja kërkon drejtësi dhe kërkon që të zbardhet e vërteta e kësaj vrasjeje. 

 

S.G/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Kredimarrësit e këqinj s'do marrin më kredi, si e vlerësoni rregulloren e BSH?



×

Lajmi i fundit

Ministria e Financave: Rriten me 11.6 mld lekë të ardhurat në 7 muaj! Përveç fitimeve të bizneseve, tatimet e tjera janë në rritje

Ministria e Financave: Rriten me 11.6 mld lekë të ardhurat në 7 muaj! Përveç fitimeve të bizneseve, tatimet e tjera janë në rritje