Ngritja e KLGJ-së dhe KLP-së ishte tema e emisionit ‘Repolitix’ mbrëmjen e sotme. Të ftuar në studio ishin Sajmir Vishaj, anëtar i Këshillit Mbikëqyrës të Reformës në Drejtësi, Gerti Shella drejtuesi i INFOCIP, gazetari i Report Tv Arsen Rusta dhe Altin Hazizaj, ish-kandidat për KLGJ-në.
Sajmir Vishaj deklaroi se ngritja e këtyre dy institucioneve i hap rrugë krijimit të SPAK-ut dhe Gjykatës Speciale brenda datës 10 shkurt të vitit tjetër. ‘Brenda dy muajve nga ngritja e KLP dhe KLGJ duhet të ngrihet SPAK dhe BKH, që do të thotë se brenda 10 shkurtit duhet të krijohen. SPAK-u ka pavarësi totale nga prokuroria e përgjithshme” tha ai.
Me ngritjen e këtyre dy institucioneve të reja të drejtësisë, Vishaj u shpreh se do të kalojnë në filtër të gjithë kryeministrat dhe presidentët që kanë drejtuar Shqipërinë nga 1991. “Të gjithë ish-kryeministrat, ish-presidentët dhe të gjithë zyrtarët e lartë që kanë drejtuar shtetin shqiptar do të kalojnë në filtër nga drejtësia e re. Hetimi fillon që viti nga 1991” përfundoi ai. Këshilli i Lartë i Prokurorisë dhe ai Gjyqësor u ngritën pak ditë më parë pas një kalvari të gjatë.
-
Genjeni more genjeni popullin dele!Disa emra te rinj institucjonesh dhe Llalla me shoke shtetit i lire dhe tall bythen!Vetem Revolucjon me arme ne dore ku te pushkatohen me mijera te korruptuar si dhe sekseret e tyre,vetem atehere mund te pretendohet se po fillon te vije era shtet ndryshe pallavra.
Përgjigju-
Mendohu para se te flasesh se te shërben truri me mire
-
-
Shpresojme te fillojr sa me pare! Nga Presidenti aktual dhe me rradhe sipas kronologjise hirarkike vertikale te kryhet Vettingu i politikaneve, duke sekuestruar edhe pronat gjithashtu, te burgosen dhe jo vetem te mos puthin me ne qeveri. Faleminderit USA !!!
Përgjigju -
ASGJË NUK MERET SERIOZISHT NË SHQIPËRI.
Përgjigju-
Po kush komenton ky mashtruesi qe i genjen palet dhe vetem sekserin ben
-









Komente
Komento