Drejtësia e re/ SPAK merr 208 të pandehur për korrupsion dhe krim të organizuar, 1175 persona nën përgjim, 600 dosje vetëm gjatë 2020

Drejtësia e re/ SPAK merr 208 të pandehur për korrupsion dhe krim të organizuar, 1175 persona nën përgjim, 600 dosje vetëm gjatë 2020

208 të pandehur për krim të organizuar dhe korrupsion. Ky është bilanci i vitit të parë të punës së SPAK, strukturës së ngritur për goditjen e krimit dhe korrupsionit në të gjitha nivelet në Shqipëri. Në raportin për veprimtarinë për vitin 2020, SPAK ka dërguar për gjykim 70 dosje, duke marrë të pandehur gjithsej 260 persona, nga të cilët 95 për korrupsion, shumica zyrtarë, 113 të pandehur për vepra penale të lidhur me krimin e organizuar si dhe 42 të pandehur për vepra të tjera penale, në kompetencë të SPAK. Gjatë vitit 2020, SPAK-u ka marrë në dorë 588 procedime penale, me 746 persona nën hetim, ku 204 janë mbartur nga Prokuroria e Krimeve të Rënda, ndërsa  384 procedime penale janë regjistruar nga SPAK.

Për 348 dosje vijon hetimi gjatë vitit 2021. Sipas raportit, gjatë vitit 2021, gjykimi ka përfunduar vetëm për 32 dosje me 92 të pandehur për krim të organizuar dhe korrupsion. Për herë të parë, nga 32 dosje për krim të organizuar dhe korrupsion, Gjykata Speciale nuk ka rrëzuar asnjë dosje të SPAK. Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë ka pranuar pothuajse të gjitha akuzat e ngritura nga SPAK, ndërsa ka dhënë pafajësi të pjesshme vetëm në 1 çështje penale, për 5 persona të akuzuar.

Ndryshimi është domethënës. Në vitin 2019, prokuroritë me juridiksion të përgjithshëm kanë marrë të pandehur 33 persona për korrupsion, ndërsa SPAK dërgon trefishin në vitin 2020, në kushtet kur është vetëm viti i parë i funksionimit, nuk është plotësuar ende numri i prokurorëve të miratuar nga KLP-ja dhe më e rëndësishmja, mungon Byroja Kombëtare e Hetimit.

Ndërkaq, gjatë vitit 2020, janë vënë nën përgjim nga SPAK 1175 persona, të dyshuar për kryerjen e veprave penale në kompetencë të SPAK. Sipas të dhënave, 322 persona janë përgjuar për veprën penale të korrupsionit, 788 persona për veprën krim të organizuar, ndërsa 65 persona të tjerë për vepra të tjera penale. Në janar të vitit 2021, brenda ambienteve të SPAK është vëë në funksion një zyrë e re përgjimi.

Raporti Vjetor i SPAK

J.GJ.//Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    20 Nëntor, 13:18

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?



×

Lajmi i fundit

'Asnjë taksë për 10 vite!' Rama fton shqiptarët në Britani të investojnë në malet e Shqipërisë

'Asnjë taksë për 10 vite!' Rama fton shqiptarët në Britani të investojnë në malet e Shqipërisë