Drejtësia gjermane, nis hetimet
për masakrën e Vlorës

Drejtësia gjermane, nis hetimet<br />për masakrën e Vlorës
VLORE- Në lidhje me ngjarjen e Vlorës, drejtësia Gjermane ka nisur hetimet për vrasjen e Diana Ademit për shkak se viktima kishte nënshtetësinë gjermane dhe ka humbur jetën në rrethana misterioze në plazhin e qytetit të Vlorës.
 
Sipas gazetës “Syd Kurrier”, prokuroria e Ravensburgut ka marrë në dorë hetimet për zbardhjen e shkaqeve dhe autorëve të ngjarjes së rëndë, për të cilën është mbajtur edhe një heshtje e plotë në raport me median gjermane.
 
Gazeta ka takuar të birin e Diana Ademit, Rudi Ademi, i cili shpreson shumë se nisja e hetimeve edhe nga prokuroria gjermane, do të nxisë palën shqiptare të bëjë më shumë në zbardhjen e së vërtetës.
 
22-vjeçari, akuzon policinë dhe prokurorinë shqiptare se nuk po bëjnë punën e duhur për kapjen e autorit Delin H. por edhe për një heshtje të madhe, për shkak se duan të mos rrezikojnë frikësimin e turistëve që kalojnë pushimet ne Shqipëri.

Shkrimi u botua sot në gazetën "Shqiptarja.com" (print) 17.08.2013
 
Redaksia Online
(e.s/shqiptarja.com)


 

  • Sondazhi i ditës:

    Skandali me mbetjet toksike, sipas jush e kujt është përgjegjësia?



×

Lajmi i fundit

OBSH: Arrihet pajtim për pauza të shkurtra në luftime në Gazë për vaksinim kundër poliomielitit

OBSH: Arrihet pajtim për pauza të shkurtra në luftime në Gazë për vaksinim kundër poliomielitit