Drejtësia italiane e kërkonte për vrasjen e punonjëses së seksit, arrestohet në Janinë shqiptari (EMRI)

Drejtësia italiane e kërkonte për vrasjen e punonjëses së seksit, arrestohet në Janinë shqiptari (EMRI)

Ylli Vangjelaj dhe Betty Ramirez

Policia greke ka arrestuar ditën e sotme Ylli Vangjelajn, 48-vjeçarin nga Vlora, i shumëkërkuar nga autoritetet italiane për një vrasje të ndodhur në vitin 1999.

Vangjelaj, i cili akuzohet për vrasjen e një prostitute amerikano-latine në Itali të quajtur Betty Ramirez, 20 vjeçe, kërkohej prej korrikut të vitit 2021 nga drejtësia italiane.

Sipas medias CNN,gr, vrasësi shqiptar është arrestuar në Janinë.

Fillimisht ai u dënua në Itali, me 22 vite e 8 muaj por u arratis dhe u kap dhe arrestua në Shqipëri në korrik 2018.

Vendimi i drejtësisë italiane për dënimin e 48-vjeçarit me burg u njoh edhe nga Gjykata e Vlorës, e cila nga 33 vite burg uli dënimin për vrasësin shqiptar në vetëm 12 vite burg, por sidoqoftë ai sërish u arratis. Kështu Italia shpalli në kërkim dhe njëherë vrasësin në vitin 2021.

Ngjarja

Ylli allias Fatmir Vangjelaj u dënua me vendim të formës së prerë nga gjykata Bolonjës në 1 marsi 2003, për veprat penale “Rrëmbim personi në bashkëpunim”, “Vrasje me dashje” në bashkëpunim “Fshehja e kufomës”.

Vangjelaj kishte vrarë prostitutën ekuadoriane dhe pas krimit të kryer me dy shqiptarë të tjerë, trupi i pajetë i vajzës është groposur duke sjellë dhe zhdukjen e kufomës.

 E reja u rrëmbye më 9 Dhjetor 1999. Më 20 shkurt 2000, kufoma e saj është gjetur përgjatë brigjeve të lumit “Po” në Monza.

Ylli Vangjelaj, Robert Ziu dhe Erjon Sejdiraj, pas krimit janë larguar nga Italia, duke gjetur strehim në Belgjikë, SHBA dhe në Tiranë.

I pari që është arrestuar është Robert Ziu, i cili u kap në vitin 2006 në SHBA, pas dënimit me 23 vite burgim marrë në mungesë në Itali.

K.M/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    6 muaj mungesë në Kuvend për shkak të arrestit, a duhet t'i hiqet mandati Berishës?



×

Lajmi i fundit

Sulmi në Banjska, delegacioni serb largohet pas fjalimit të palës kosovare

Sulmi në Banjska, delegacioni serb largohet pas fjalimit të palës kosovare