Dokumenti analitik për reformën në drejtësi që përmban propozimet e Ministrisë së Drejtësisë, ka marrë edhe opinionet e eksperteve të së drejtës. Ish kryeprokurori Theodhori Sollaku në një intervistë për A1 Report teksa mbështet këtë reformë, sqaron se sipas mendimit të tij, çështja nuk çalon te zgjedhja e Prokurorit të Përgjithshëm me 84 vota apo jo, por tek mënyra e shkarkimit të tij.

“Tre të pestat mund të ishin shumë të rëndësishme në momentin e shkarkimit të prokurorit të përgjithshëm, është një garanci më shumë që ai të bëjë detyrën sipas ligjit pa u infuencuar nga shumicat në parlament. Shumica prej tre të pestave është një shumicë e fortë, i jep garanci prokurorit të përgjithshëm në qëndrimin në detyrë”, thotë ish-kryeprokurori.

Për Sollakun Shqipëria ka një sistem drejtësie hibrid e për reformën nevojitet gjetja e një modeli të sakte si dhe shikimi i saj duhet të jetë në një spekter më të gjerë . Ish kreu i organit të akuzës thotë se roli i Prokurorit të Përgjithshëm si administrator duhet ndarë nga roli si kryeprokuror. 

"Disa kompetenca të menaxhimit të prokurorisë kanë të bëjnë me burimet njerëzore, me buxhetin dhe me cështje të tjera të karakterit administrativ. Unë mendoj që duhet ti marri Ministria e Drejtësisë dhe jam i idesë që Prokurori i Përgjithshëm duhet të ngelet thjesht në rolin e kryeprokurorit, kryeprokuror përsa i përket vendimarrjes së prokurorisë në zgjidhjen e çështjeve të ndryshme penale", thotë Sollaku.

Ish numri një i Prokurorisë së Përgjithshme propozon që me vend do të ishte të shihej marrdhënia mes prokurorisë dhe Policisë Gjygjsore pasi kjo ka shfaqur problematika të shumta.

"Hetimi është barrë policore, zbulimi i veprave penale është detyrë policore, hetimi është barrë policore dhe roli i prokurorit është që të drejtojë dhe të kontrollojë sa kjo polici bën hetimin, sa kjo polici merr të gjitha masat për të zbuluar veprat penale", mendon Sollaku.

Sa i takon një tjetër porpozimi të Ministrisë atë të forcimit të Këshillit të Prokurorëve, Sollaku shprehet kundër pasi kufizon së tepërmi kompetencat e kryeprokurorit. 

"Unë nuk mendoj se forcimi i Këshillit të Prokurorisë apo lënia në këto kompetenca që ka mund të sjelli ndonjë ndryshim. Forcimi i Këshillit të Prokurorisë ka të bëjë më tepër me pavarësinë e prokurorëve, është një garant mbrojtës ndaj veprimeve të prokurorit të përgjithshem, por sot prokuroria nuk vuan nga pavarësia mendoj unë, sot prokuroria ka një problem të madh llogaridhënien", thotë Sollaku.

Por ish-kryprokurori ka një opinion edhe për Presidentitn e Republikes në cilësin e kreut të KLD-së. Sipas Theodhor Sollakut, Presidenti duhet të ketë post honorifik. 

"Misioni i Presidentit të Republikës në krye të Këshillit të Lartë të Drejtësisë është dhënia e mesazheve për mirëfunksionimin e drejtësisë. Fakti që ai merr pjesë aty përceptohet si nga opinioni publik ashtu dhe nga politika sikur është ky ai që merr vendimet në Këshill, ndaj unë mendoj se duhet që të modifikojë sjelljen në raport me KLD", deklaroi ish-kryeprokurori.



Redaksia Online
(g.f/Shqiptarja.com)