Drejton komisionin hetimor për të hetuar lidhjet e krimit me presidentin! Deputetja ekuadoriane: Jam kërcënuar me jetë nga mafia shqiptare

Drejton komisionin hetimor për të hetuar lidhjet e krimit me presidentin! Deputetja ekuadoriane: Jam kërcënuar me jetë nga mafia shqiptare

Deputetja ekuadoriane, Viviana Veloz, shënimi i mafias shqiptare

Deputetja ekuadoriane, Viviana Velos, kryetare e komisionit për çështjen e quajtur ‘Kumbari i Madh’ ku po hetohet përfshirja e mafias shqiptare në ndikimin e personave me poste të larta në Ekuador, ka deklaruar se është kërcënuar së fundmi.

Ajo tha se është kërcënuar me vdekje nga mafia shqiptare gjatë kësaj fundjave, për të ndaluar hetimet që komisioni i kryesuar prej saj po bën mbi lidhjen e shqiptarëve në Ekuador me kunatin e presidentit të vendit.

Lajmin, Velos e dha gjatë një seance virtuale të komisionit që u mbajt për marrjen në pyetje të koordinatorit administrativo-financiar Giovanni Ponce, agjentit fiskal Ruben Balda dhe policit Jose Luis Erazo, të cilët nuk u paraqitën në mbledhje.

Deputetja tregoi një fotografi në celularin e saj duke zbuluar se të dielën në makinën e këshilltarit të saj, mafia shqiptare kishte lënë një shënim që në spanjisht përkthehet ‘i vdekur’.  Ajo tha se kishte marrë mesazhe kërcënuese edhe në instagram.

“Kërcënime me vdekje dhe se ata do të bëjnë një tentativë për jetën e prindërve të mi dhe të familjes sime nëse nuk ndaloj hetimin e çështjes Encuentro dhe hetimin e raportit të madh . Madje, brenda atij mesazhi më kanë dërguar edhe udhëzime sesi duhet ta ndjek”, ka treguar deputetja.

Ajo e konsideroi qeverinë përgjegjëse për atë që mund t'i ndodhte asaj, familjes së saj, ekipit të saj të punës dhe njerëzve të afërt me të. Ajo ka raportuar se do të zyrtarizojë denoncimin në Prokurori.

“Nëse pushteti politik nuk është bashkuar me mafien, atëherë pse po fillojnë të na kërcënojnë me vdekje? ”, pyeti ajo

Përveç kësaj, Veloz tha se të premten në mëngjes një ligjvënës nga komisioni emrin e të cilit ajo nuk e bëri të ditur, e paralajmëroi atë që të mos ngatërrohet me mafien , se do t’i dërgonin një mesazh.

“Sigurisht që deputeti ka qenë lajmëtari i mafies, sepse menjëherë të dielën në makinën e këshilltarit tim kishte disa karta me këto logo të mafias shqiptare”, tha deputetja e UNES-it dhe tregoi se do të dorëzojë në Prokurori emrin e parlamentari që bëri komentin.

Veloz theksoi se e bëri publike çështjen e tij sepse ndoshta mund të kërcënohej edhe jeta e anëtarëve të tjerë të komisionit hetimor. Dhe përveç kësaj, ajo tha se komisioni hetimor do të vazhdojë me hetimet e planifikuara.

Në 17 shkurt Ekuadori u përfshi nga protestat popullore ku u kërkua dorëheqja e presidentit Guillermo Lasso. Siç raportohet, revoltat popullore kanë shpërthyer pas publikimit të përgjimeve ku provohej lidhja e ministrave të tij me anëtarë të mafies shqiptare. 

Skandali për këtë rast shpërtheu pasi gazetarët e La Posta zbuluan se  Rubén Chérrez një person me lidhje të forta me mafien shqiptare, kishte kontakte me Danilo Carrera që shfaqej si “Kumbari i Madh” i cili merrte vendime për kontratat publike pa qenë zyrtar i administratës së kryesuar nga kunati i tij, Guillermo Lasso.

Shteti i Amerikës Latine njihet së fundmi si një bazë ku janë vendosur grupe kriminale shqiptare të cilët kontrollojnë trafikun e kokainës drejt vendeve të Evropës. Në Ekuador, ka pasur atentate të shumta mes bandave kriminale, duke bërë që viktima të mbesin edhe shtetas shqiptarë.

Lajmi në përditësim...

B.V/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Krishtlindjet/ Shqiptarët për Report Tv: Gëzuar, mbarësi e harmoni për të gjithë

Krishtlindjet/ Shqiptarët për Report Tv: Gëzuar, mbarësi e harmoni për të gjithë