Drejtonin automjetet në gjendje të dehur dhe pa patentë, arrestohen 4 shoferë në Korçë

Drejtonin automjetet në gjendje të dehur dhe pa patentë, arrestohen 4 shoferë në Korçë

Foto ilustruese

KORÇË- 4 shoferë kanë rënë në prangat e policisë në Korçë pasi drejtuan mjetet e tyre në mënyrë të parregullt.  Bëhet fjalë për XH.P., 26  vjeç, K.A., 55 vjeç, R.H., 29 vjeç dhe L.M., 56 vjeç të cilët drejtuan automjetet në gjëndje të dehur dhe njëri pa leje drejtimi.

‘DVP Korçë/Drejtonin automjetin në mënyrë të parregullt, Policia Rrugore vë në pranga 4 drejtues mjetesh.

Specialistët e Trafikut Urban dhe Interurban pranë DVP Korçë, në vijim të kontrolleve të vazhdueshme dhe punës për rritjen e parametrave të sigurisë rrugore, bënë arrestimin në flagrancë  të shtetasve:

- Xh. P., 26 vjeç, banues në fshatin Dërsnik, Korçë, pasi në lagjen nr. 1, Korçë, u kap duke drejtuar mjetin tip "Volksëagen", në gjendje të dehur.

- K. A., 55 vjeç, banues në Korçë, pasi në rrugën "28 Nëntori", në Korçë, u kap duke drejtuar, automjetin tip "Renault", në gjendje të dehur.

- R. H., 29 vjeç, banues në Durrës, pasi në rrugën "Gani Butka", në Pogradec, u kap duke drejtuar, automjetin tip "Ford", në gjendje të dehur.

- L. M., 56 vjeç, banues në fshatin Dardhas, Pogradec, pasi në qytetin e Pogradecit, u kap duke drejtuar, motomjetin tip "Yamaha", pa leje drejtimi.’- thuhet në njoftim.

Materialet i kaluan Prokurorive të Rretheve Gjyqësore Korçë e Pogradec, për veprime të mëtejshme.

G.MO/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    25 Nëntor, 08:30

    Takimet jashtë, mendoni se diaspora do marrë pjesë masivisht në votime?



×

Lajmi i fundit

Cilat janë pengesat për arritjen e armëpushimit mes Izraelit dhe Hezbollahut?

Cilat janë pengesat për arritjen e armëpushimit mes Izraelit dhe Hezbollahut?