TIRANË - Policia Rrugore e Komisariatit të Policisë Rrugore Tiranë ka arrestuar në flagrancë 5 drejtues automjetesh, për drejtim automjeti në gjendje të dehur.
 
Nga  ana e Specialistëve të  Policisë Rrugore të Komisariatit të Policisë Rrugore  Tiranë u arrestuan në flagrancë shtetasit:
 
Blend Graceni, 38 vjeç, banues në Tiranë, pasi rreth orës 19.00, në Qafë-Kashar, u kap duke drejtuar në gjendje të dehur mjetin me  TR 80 22 P,. Neni  291 i Kodit Penal. 

Shtetasi kosovar Slavisa Pavlovic, 42 vjeç , banues në Kosovë, pasi rreth orës 18.00, bulevardin “Bajram Curri”, u kap duke drejtuar në gjendje të dehur mjetin tip “Benz”,. Neni  291 i Kodit Penal. 

Ergys Hanxharaj , vjeç 34,  banues në Tiranë, pasi rreth orës 21.10, në rrugën “ 4 Dëshmorët”, u kap duke drejtuar në gjendje të dehur mjetin me targa AA 169 JC. Neni  291 i Kodit Penal. 

Arben Çeli, 44 vjeç, banues në Yzberisht, pasi rreth orës 02.20, në rrugën “Konferenca e Pezës”, u kap duke drejtuar në gjendje të dehur mjetin tip “Volsvagen”.Neni  291 i Kodit Penal. 
 
Okjada Barkas, 21 vjeç, banuese në Tiranë, pasi rreth orës 04.17, në rrugën e “Dibrës”, u kap duke drejtuar në gjendje të dehur mjetin e saj. Neni 291 i Kodit Penal.

Redaksia Online
(a.h/shqiptarja.com)