Në kuadër të vijimit të kontrolleve të policisë rrugore për sigurinë dhe parandalimin e aksidenteve rrugore, policia ka vënë këtë herë në pranga 5 persona në Peqin dhe Cërrik. Sipas njoftimit të policisë bëhet e ditur se mbrëmjen e së hënës janë arrestuar shtetasit me inicialet E.F, 32 vjeç, A.Ç,22 vjeç, Sh.Ç 48 vjec, M.K., 53 vjeç dhe B.V 33 vjeç.
Mësohet se gjatë aksionit të kontrollit policor janë kryer gjithsej 9 arrestime dhe ndalimi i tyre nga policia është bërë për drejtim mjeti në gjendje të dehur, ndërkorë që mësohet që 5 të arrestuarit nuk ishin të pajisuar as me leje drejtimi. Të arrestuarit janë dërguar në komisariatin e policisë së rrethit.
Policia bën të ditur gjithashtu se do të vijojë kontrolli për ndalimin e personave që kryejnë shkelje të rregullave të qarkullimit rrugor dhe parandalimin e aksidenteve.