Drejtonte automjetin i dehur
arrestohet Wayne Rooney

Drejtonte automjetin i dehur<br />arrestohet Wayne Rooney
Ish-kapiteni i kombëtares angleze Wayne Rooney, aktualisht sulmues i Evertonit është arrestuar nga policia në afërsi të shtëpisë së tij në Cheshire.

Mediat britanike shkruajnë se golashënuesi më i mirë i të gjitha kohërave për kombëtaren e Anglisë është arrestuar pasi është kapur duke drejtuar automjetin në gjendje të dehur.

Rooney ka qenë duke udhëtuar me një 29-vjeçari, e cila ishte njëheraz edhe pronare e automjetit që drejtonte futbollisti.

Sipas të njëjtave burime ai ka qëndruar deri në orët e para të mëngjesit në barin e njohur të zonës “Bubble Room”, ndërsa bashkëshortja e tij, Coleen e ciila siç raportojnë mediat britanike, vijon pushimet në Mallorca të Spanjës.

Wayne Rooney u rikthye te klubi i fëmijërisë Evertoni, pas një karriere të gjatë te Manchester United.

[gallery]23716[/gallery]
Redaksia Online
l.q/Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    A mendoni se protestat mund ta forcojnë pozicion politik të PD-së?



×

Lajmi i fundit

Rama i nënshtrohet një ndërhyrjeje kirurgjikale, detaje nga operacioni sot në mëngjes në QSUT

Rama i nënshtrohet një ndërhyrjeje kirurgjikale, detaje nga operacioni sot në mëngjes në QSUT