Rezultimi i produkteve të markës ‘Wudy’ me llojin e bakterit ‘Listeria’, kanë ngritur edhe një herë shqetësimin për sigurinë e produkteve ushqimore në vend. Jeta Deda, drejtoreshë e AKU-së,(Agjencia Kombëtare e Ushqimit) qetësoi qytetarët ku bëri me dije se të gjitha produktet e markës Wody janë tërhequr tashmë nga tregu, megjithëse asnjë nga 5 lotët që është konsideruar problematik nuk ka hyrë në vendin tonë. E ftuar në emisionin ‘Sot Live në Shqipëri’, në Report Tv drejtoresha e AKU-së, u shpreh se kjo tërheqje behët pasi ky produkte përbën risk të shtuar.
Deda tha po ashtu se është kryer një kontroll i shtuar për të garantuar sigurinë ushqimore, ndërsa bëri me dije se një produkt me origjinë bimore nuk është lejuar që të futet në territorin e Shqipërisë. Madje, tha Deda, u është bërë thirrje edhe autoriteteve ndërkombëtare që të tërhiqet edhe nga tregjet europiane.
‘Janë 5 lloje produktesh, dua ta sqaroj. Në mënyrë të përhershme kur ka gjetje të tilla mund të ketë tërheqje nga tregu, e kemi edhe detyrimin që në këtë sistem të raportimit të menjëhershëm të njoftojmë dhe masat që kemi marrë. 5 lotët ‘Wudy’ që janë konsideruar problematike nuk janë futur në Shqipëri, pavarësisht se produkti është tërhequr. Fakti që AKU njofton tërheqjen e disa lotëve nuk do të thotë se janë lote që kanë pasur këtë ngarkesë, por bëhet për të hequr këtë ngarkesë.
Është ndjekur në bazë të lotëve. Kemi të bëjmë me një sistem të lehtë gjurmueshmërie, ka qenë e kolljatë tërheqja nga tregu. Është një proces që ndodh, pasi ky përbën një risk të shtuar. Do të ketë një kontroll të shtuar për të garantuar sigurinë ushqimore. Kemi njoftuar për një produkt me origjinë bimore që mos të jetë në territorin e Shqipërisë, por po ashtu të të tërhiqet nga tregjet e tjera evropiane. Nuk mund të shprehemi akoma për këtë produkt. Por ky produkt nuk është futur në treg. Kemi 7 laboratorë rajonalë të AKU-së që analizojnë produktet. Kemi ende punë për të bërë para, por kjo nuk do të thotë se nuk kemi marrë masa, dhe se ku nuk dimë se ku do të shkojmë.’- u shpreh Deda.
Deda kishte një këshillë të qartë për konsumatorët: të konsumojnë produkte me etiketë të përkthyer në gjuhën shqipe. Kjo pasi sipas, drejtoreshës së AKU-së, etiketa në gjuhën shqipe tregon se produkti është kontrolluar nga AKU.
‘Prania e një etikete në gjuhën shqipe që ka të shënuar datën e prodhimit dhe të skadencës tregon se ka kaluar në duart e konsumatorëve. Çdo produkt që nuk e ka etiketën në gjuhën shqipe ai produkte nuk ka kaluar në duart e AKU-së, ju ftoj të denonconi nëse nuk e kanë këtë etiketë. Etiketat tregojnë se produkti është i certifikuar. Konsumoni produkte që shiten në etiketën me gjuhën shqipe.’- tha Deda.
Produktet 'Wudy'rezultuan me bakterin e rrezikshëm “Listeria”, që shkakton pasoja të rënda në shëndetin. Autoriteti Kombëtar i Ushqimeve, u bëri thirrje qytetarëve të mos e konsumojnë këtë produkt me, por ta kthejnë në pikat e shitjes.