LUSHNJË - Pas arrestimit nga policia me akuzën e korrupsioni pasiv, drejtoresha e DAR në Lushnjë, Liza Tabaku nuk i ka pranuar akuzat ndaj saj. Në dëshminë e saj ajo ka thënë se nuk ka prova që të faktojnë akuzat për ryshfet në këmbim të punësimit të mësuesve.
Ndërkohë detajet të reja zbulohen për arrestimin e drejtoreshës së DAR Liza Tabaku nga prokuroria e Lushnjës. Përgjimet e tri javëve të fundit tregojnë se drejtoresha tabaku nëpërmjet djalit të saj Xhanlukas Bakiasi dhe mësuesit Rigert Zeneli ishte ne negociata për emërimin dhe mosshkarkimin e rreth 20 mësuesve kundrejt shpërblimit.
Nga përgjimet rezulton se Liza Tabaku dhe djali i saj Xhanlukas Bakiasi se bashku me Rigert Zeneli kontaktonin në mënyrë të vazhdueshme mes tyre duke shkëmbyer informacion për 20 raste të personave të ndryshëm të cilët kërkonin të punësoheshin si mësues.
Dy sekserët bënin pazare duke përcaktuar shumat e lekëve që varionin nga 3000-5000 euro dhe porosia e drejtoreshës ishte e prerë “mos lëshoni pe”.
Kjo ishte shprehja e përdorur nga drejtoresha Tabaku në bisedat me djalin e saj, raportohet nga prokuroria, e cila porosiste Xhanlukas Bakiasi të mos e ulte shumën e parave që duhej të paguhej nga mësuesit. Rastet e evidentaura nga prokuroria do të verifikohen me hetime të mëtejshme.
Liza Tabaku me profesion ekonomiste, ka punuar si arkëtare në Komunën Dushk prej 7 vitesh dhe me pas si arkëtare në Postën Shqiptare të filialit të Lushnjës.
Redaksia Online
(a.h/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com

VIDEO