VLORË - Numri i mësuesve në qytetin e Vlorës të cilët nuk kanë qenë korrektë me faturat e energjisë elektrike është i lartë.

Kështu është shprehur Drejtoresha e Drejtorisë Arsimore të Vlorës, Albana Hodaje, por pa dhënë një shifër konkrete.

Sipas saj, janë ngritur grupet e punës dhe komisionet përkatëse për të monitoruar procesin e likuidimit të çdo debie.

Drejtorisë arsimore i është dorëzuar prej ditësh lista e të gjithë mësuesve debitorë, listë e cila më pas i është drejtuar ministrisë së arsimit.


Redaksia Online
(a.ç/Shqiptarja.com)