Drejtoresha e Kadastrës së Beratit humb kontrollin e mjetit dhe aksidentohet, ikën nga spitali pa pritur mbërritjen e efektivëve (VIDEO)

Një aksident është shënuar në dalje të qytetit të Beratit, në lagjen "Uznovë". Mjeti tip ‘Mercedez Benz’, me targa AA 995 VD, ka dalë nga rruga dhe ka përfunduar në vendin e quajtur "Përroi  Zagores". Gazetarja e Report Tv, Mimoza Sinanaj raporton se në drejtimin e mjetit ishte drejtoresha e Kadastrës së Beratit, Osjana Zaimi.

Zaimi ishte e shoqëruar me dy pasagjerë të tjerë, familjarët e saj. Drejtuesja e mjetit dhe pasagjerët janë nxjerrë nga mjeti dhe janë transportuar me ambulanca drejt Spitalit Rajonal Berat, por kanë refuzuar të mjekohen dhe janë larguar nga spitali pa pritur mbërritjen e efektivëve të Policisë Rrugore për t’i marrë deklaratat në lidhje me aksidentin.

Ende nuk dihen shkaqet e aksidentit që sipas burimeve paraprake në vendngjarje mendohet se mjeti ka qenë me shpejtësi dhe ka rrëshqitur e më pas ka rënë në kanal gjatë një frenimi të fortë. Policia nuk mund të konfirmojë dot nëse drejtuesja e mjetit, Drejtoresha e Kadastrës së Beratit, ka qenë apo jo nën efektin e alkoolit në drejtimin e mjetit pasi pritej që testi i alkoolit t’i bëhej në spital por ajo ka lënë ambientet e spitalit dhe është larguar.

 

SI.E./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Arbëri: 22/03/2022 08:18

    Kokaina

    Përgjigju
  • Kurvjari: 22/03/2022 07:08

    gorja qe ra ne uren e zagores.. drejtoreshe jo shaka..

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Spahiu: Qeveria teknike e 2017 kishte 10 ministra nga PD por humbi 10 herë më thellë

Spahiu: Qeveria teknike e 2017 kishte 10 ministra nga PD por humbi 10 herë më thellë