Drejtoresha e TOB në Report Tv: Rinia shqiptare e etur për Opera! ‘Thembra e Akilit’, baleti modern!

TIRANË- Në studion e Report Tv, Abigeila Voshtina, drejtoresha e Teatrit të Operas dhe Baletit (TOB) ka bënë në dukje një fenomen, i cili padyshim është mjaft pozitiv. Rinia shqiptare është etur për opera, në ndryshim të asaj se çfarë vihet re në teatrot në botë. Me gazetarin Arbër Hitaj, Voshtina tha se në sallat tona nuk “ka koka të bardha”, por rini, e ndërsa njoftoi gjithashtu se TOB po punon për krijimin e abonimeve.

“Ka një energji të jashtëzakonshme, në opera nuk shikon koka të bardha, siç janë në botë, te ne nuk është kështu, sepse ne se nuk kemi abonime, por kjo nuk do të thotë që nuk po punojmë, publiku i ri është i etur”, tha Voshtina në Report Tv.

Megjithatë, përtej pikave të forta siç cilëson Operan, Voshtina tregon se duhet punuar më shumë me baletin  modern.

“Opera ka një numër shitjesh shumë të mirë, por ajo që po vë re dhe më bën përshtypje, që të kishim njerëz në këmbë duke parë Carmina Burana, nuk e dija. Nuk e prisja sepse publiku simfonik ndjek radion dhe jo operan dhe kjo është një trend në rritje, duhet të punojmë më shumë te baleti modern, prap kuptoj që gjuha e trupit modern nuk është shumë e kapshme për publikun shqiptar. Po shikoj që gjithmonë e më shumë ka rritje, ndërsa Asmabli është gjithmonë plotë”, tha ajo.

Voshtina tregoi se këtë vit kalendari ka qenë shumë i ngjeshur dhe plot surpriza.

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 19:22
Drejtoresha e TOB zbulon surprizën me ‘Maestron’ e Big Brother

 

Në Report Tv, Abigeila Voshtina, drejtoresha e Teatrit të Operas dhe Baletit ka treguar një surprizë. Ajo është shprehur se shumë shpejt do të kemi një koncert me Armaldo Kllogjeri, ish banori i Big Brother.

“Do kemi një koncert me Maestron e Big Brother. Armaldo është një fenomen, ai këndon këngën qytetare, i shkon, e ka në genin e tij, t’i ofrojmë publikut diçka, që të dimë se çfarë bën maetro pas shtëpisë”, tha ajo në emisionin ‘Studio Live’ në Report Tv.

B.K./a.m./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Leda: 08/04/2023 04:12

    E ka fjalen per rinine sipas sistemit ramist te identifikimit... lagja ke ish blloku dhe sorollopi tyre super korruptuar.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Krishtlindjet/ Shqiptarët për Report Tv: Gëzuar, mbarësi e harmoni për të gjithë

Krishtlindjet/ Shqiptarët për Report Tv: Gëzuar, mbarësi e harmoni për të gjithë