Drejtori Çaushaj paditi PS-në
emërohet kryepolic i Tiranës

Drejtori Çaushaj paditi PS-në <br />emërohet kryepolic i Tiranës
TIRANË - Drejtori i policisë Bernard Çaushaj që në vitin 2010 paditi penalisht deputetin e Partisë Socialiste Pandeli Majko, emërohet në krye të policies së kryeqytetit. Pas dy vjet qëndrimi në qytetin e Korçës, Çaushaj tashmë ka marrë frerët e Drejtorisë së Policisë Qarkut Tiranë, ku pritet të garantojë sigurinë publike të qytetarëve. Emërimi i tij në këtë drejtori, vjen në një kohë kur në kryeqytet kanë ndodhur një sërë ngjarjes kriminale të pasuara nga njëra-tjetra dhe për pasojë kanë mbetur të vdekura 2 femra dhe dy shtetas të tjerë janë plagosur. Çaushaj, në 13 maj 2010 gjatë periudhës kur Partia Socialiste bllokonte rrugët nacionale me kauzën për hapjen e kutive të zgjedhjeve të 2009, ka paditur penalisht deputetin e Korçës Pandeli Majko, me pretendimin se ky i fundit ka bllokuar me force rrugën nacionale Korçë-Pogradec dhe ka kundërshtuar punonjësit e rendit. Postin e drejtuesit të Policisë Tiranë, Çaushaj e mori pas shkarkimit nga kjo detyrë e nën/komisarit Saimir Muça, i cili është transferuar kancelar në Akademinë e Rendit Tiranë. Ndërkohë që "tërmetin" e kanë ndjerë dhe dy zv/ndësit e Muçës, Dorian Muça dhe Gjergji Jorgo, duke u transferuar në Drejtorinë e Policisë së Shtetit.Pak kohë më parë Dorian Muçës, ju vu një sasi e konsiderueshme tritoli në derën e shtëpisë, ku nga shpërthimi s'pati të lënduar. Momen- talisht kjo ngjarje është ende e pazbardhur.

PEKA E BURGAJ NË POLICI
Zv/ministri i Brendshëm Avenir Peka, Drejtori i Policisë së Shtetit Hysni Burgaj, si dhe zv/drejtori Agron Kuliçi kanë marë pjesë në prezantimin e drejtorit të ri të policisë së Tiranës Bernard Çaushaj. Përveç prezantimin të këtij të fundit, krerët e lartë të policisë i bënë të ditur stafit se dy zv/ndësat e Çaushit do të jenë Artan Kurti si dhe Gazmend Hamitaj. Këta dy emra zunë pozicionet e Dorian Muçës dhe Gjergji Jorgos, të cilët u transferuan në Drejtorinë e Përgjithshme të Policisë, ku tashmë Muça do mbajë postin e Drejtorit të Hetimit të Pastrimit të Parave, ndërsa Jorgo atë të Drejtorit të Forcës Lëvizëse dhe Operacionale.

PRENÇI "INTERNIM" NË DIBËR
Shemsi Prençi, me gradën drejtuesi i parë, ka lënë detyrën e Forcës Lëvizëse dhe Operacionale dhe është emëruar drejtues i policisë së qarkut Dibër. Gjatë fushatës elektorale të zgjedhjeve lokale të 8 majit, Prençi pati përplasje
publike me zv/ministrin e Brendshëm Avenir Peka, duke e akuzuar këtë të fundit se i kishte dhënë urdhër të kundraligjshëm për të dërguar grupe të FNSH në Kamzës, zonë në të cilën kishte ndodhur një sher mes simpatizantëve të PS-së dhe PDsë. Madje Shemsi Prençi shkoi edhe më tej duke paditur në Prokurorinë e Tiranës, zv/ ministrin Peka. Ky i fundit
përgënjeshtroi pretendimet e drejtorit të FNSH, duke ju kundërpërgjigjur me një kallëzim për "shpifje". Momentalisht të dyja çështjen janë pushuar nga prokuroria e Tiranës.

LARGIMI I SAJMIR MUÇËS
Seria e ngjarjeve kriminale në Tiranë si dhe rënia e forcës zbuluese të policisë për dhjetëra vrasje, kanë sjellë largimin nga detyra të Saimir
Muçës. Këtij të fundit momentalisht i është besuar detyra e kancelarit në Akademinë e Policisë në Sauk, post që e mer pas largimit të Ylli Metkos si drejtor në qytetin e Korçës. Muça u soll në krye të policisë së Tiranës në 21 dhjetor 2010, kohë kur sapo kishte filluar fushata e elektorale e zgjedhjeve lokale. Transferimi i tij nga Elbasani në Tiranë u bë me urdhër të ministrit të asaj kohe Lulëzim Basha, urdhër ky që u dha pak ditë para se Basha të jepte dorëheqjen si ministër I brendshëm dhe të shpallte kandidaturën për kryetar Bashkie në Tiranë. Muça do të mbahet mend si polici që refuzoi të ekzekutonte 6 urdhërat e ndalimit të lëshuar nga prokuroria e Tiranës për
efektivat e Gardës së Republikës që dyshoheshin si autorë të katër vrasjeve në demostratën e 21 janarit 2011.

(aq/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Kabineti i ri qeveritar, jeni dakord me ndryshimet e bëra nga Rama?



×

Lajmi i fundit

Gara për portin e ri tregtar në Porto Romano, fondi limit 392 milionë euro! Punimet fillojnë vitin e ardhshëm

Gara për portin e ri tregtar në Porto Romano, fondi limit 392 milionë euro! Punimet fillojnë vitin e ardhshëm