Dëmtimi i shkollave nga tërmeti dhe kushtet e reja të diktuara nga pandemia e Covid-19 do të kushtëzojnë mësimin me turne në shumicën e shkollave të Lezhës dhe Lacit.
Në një interviste për Report Tv, Drejtori i Arsimit për Veriun, Bardhok Pulaj tha se në gjithë qarkun janë 5 shkolla të dëmtuara.
"Aktualisht janë dy në Lezhë, dhe 3 në Kurbin. Po ndërtohen shkollat e re në Mamurras, Gjorm e Laç. Shkolla e Shënkollit besoj deri në dhjetor do të përfundojë", tha ai.
Ndërsa ka nisur puna për rindërtimin e 4 prej tyre, shkolla 9-vjeçare "Gjergj Kastrioti" vazhdon të qendrojë në këmbë edhe pse është e dëmtuar. Aty ende ska nisur puna për shembjen e godinës dhe ndërtimin e së resë.
Drejtori i Arsimit tha se nxësësit e "Gjergj Kastriotit" pritet të zhvillojnë mësim tek gjimnazi i vjeter i Lezhës. "Po punohet nga bashkia për të vënë në dispozicion gjimnaznin e vjeter që të zhvillohet mësim me dy turne", u shpreh ai.
Por nuk janë të vetmit që do bëjnë mësim me turne! Në total në gjithë bashkinë e Lezhës janë 77 shkolla 9-vjecare dhe 32 shkolla të mesme që këtë viti shkollor do të punojnë me turne.
"Ndërkohë në të gjithë drejtorinë e arsimit janë 77 shkolla 8-vjeçare që do të bëjnë mësim me dy turne që kanë më shumë se 20 nxënës në klasë. Janë 32 shkolla të mesme në gjithë drejtorinë ku do bëhet mësim me turne", u shpreh Pulaj.
Situata më e vështirë mbetet në bashkinë e Laçit, aty ku dëmet nga termeti ishin më të mëdha. Për pasojë nxënësit do të kalojnë në mësim me tre turne.
Drejtori i Arsimit për Veriun garantoi se nuk do të ketë mungesa të stafit mësimor si dhe do të zbatohen protokollet shëndetësore për covid-19.
"Ne kemi mësues në dispozicion, mësues që janë në sistem që skanë pasur normë plotë, tashmë do të jenë me normë të plotë dhe do lehtësojnë shkollat me mbinagrkese. Në të gjithë shkollat do të ketë asistencë të stafit mjekësor, pra do të ketë përparësi shëndeti i nxënësve, mësuesve dhe punonjësve arsimorë", u shpreh Bardhok Pulaj për Report Tv.
Ky Bardhok Pula beri vite drejtor, turp qe drejtori i gjithe veriut te jete ky provincial. E vuri Lindita Nikolla si familjar te vetin e shume shpejt i doli era duke marre 2-3 mije euro mesuesve per vend pune. Nje intelektual fshati i korruptuar, zgjedhje e gabuar e kryeministrit!
Përgjigju