Drejtori i ISSH-së në Report Tv: Po ulen pensionet mesatare, shkak mungesa e derdhjes së kontributeve! Eksperti i ekonomisë: Indeksimi i pamjaftueshëm

Drejtori Institutit të Sigurimeve Shoqërore (ISSH) Astrit Hado, në emisionin ‘Përballje’ me gazetaren Besmira Pelushaj, ngriti shqetësimin për skemën e pensionit në të ardhmen, duke theksuar se në Shqipëri po ulet pensioni mesatar.

Ai shpjegoi se arsyeja kryesore është mungesa e derdhjes së kontributeve dhe problemet në tregun aktual të punës.

‘Është viti i dytë ose i tretë vit ne po na ulen pensionet mesatare. Kur e shikon si pension mestarë, ne nxjerrim deri ne 41 mijë pensione të reja çdo vit. Kemi shumë njerëz të cilët ose kanë ndërprerë punësimin e tyre në vitet ‘90 dhe kanë ikur në emigracion, ose kur mund të kenë ardhur në Shqipëri nuk kanë punuar ose kanë punuar në të zezë. Kur vjen momenti njeriu mendon për pensionin jo në momentin kur mbush moshën për pension, por kur del në pension. Nuk ja qan dot hallin pastaj punonjësit të Sigurimeve Shoqërore. Individët që kanë punuar për një kohë më të gjatë, marrin një pension më të lartë.’- tha Hado.

Ndërsa eksperti i Ekonomisë, Igli Zepishta komentoi indeksimin me 8.6%. Sipas ekspertit është i pamjaftueshëm dhe se duhet rishikuar rritja e tyre.

‘Unë mendoj se është një rritje e papërfillshme me inflacionin e çmimeve me rritjen e çmimeve mendoj se me këtë rritje është e papërfillshme. Inflacioni nuk ka shenja stabilizimi konsiderohet akoma i lartë. Ligji parashikon se indeksimi duhet të bëhet çdo vit me shkallë inflacioni në shkallë vendi. Vit pas viti kjo në fakt nuk është zbatuar. Raporti mesatar i rritjes së pensionit dhe inflacioni, për pensionistëve nuk është i barabartë. Pensionet sado i rriten në vlerë absolute do ta kenë të vështirë që ta përballojnë. Indeksimi është okej, por është pjesa e rritjes së pensionit, e shikimit të pensionit social. Duhet një pension minimal që të kalojë muajin.’- tha Zepishta.

Ndërkohë për këtë vit qeveria ka parashikuar bonus për pensionistët që do të jepet në muajin dhjetor! 

Nga sot mbi 767 mijë qytetarë në të gjithë vendin, do të marrin pensionin e rritur. Nga ky indeksim në masën 8.6% përfitojnë të gjitha kategoritë e pensionistëve, ndërsa efekti në buxhetin e shtetit do të jetë 3.1 miliardë lekë.

M.Q./r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    20 Nëntor, 13:18

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?



×

Lajmi i fundit

Kardio-Kirurgu Pediatrik Prof. Arben Baboci: “Kam punuar me zemër për zemrën e fëmijëve”

Kardio-Kirurgu Pediatrik Prof. Arben Baboci: “Kam punuar me zemër për zemrën e fëmijëve”