Drejtori i kufirit fuste
mallra kontrabandë
Ditën e djeshme, Policia e Shtetit ka arrestuar në flagrancë Drejtorin e Drejtorisë Rajonale për Kufirin dhe Migracionin në Qarkun e Korçës
KORÇË- Ditën e djeshme, Policia e Shtetit ka arrestuar në flagrancë Drejtorin e Drejtorisë Rajonale për Kufirin dhe Migracionin në Qarkun e Korçës dhe ka shpallur në kërkim disa persona që dyshohet se ishin pjesë e një grupi kriminal që kryente kontrabandë të mallrave industrialë dhe aty me akcizë. Dje, u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit Ylber Qemal Zyberi, 41 vjeç, lindur dhe banues në Kukës, me detyrë Drejtor i Drejtorisë Rajonale për Kufirin dhe Migracionin në Qarkun e Korçës, i dyshuar se ka konsumuar veprat penale të “Korrupsionit pasiv të personave që ushtrojnë funksione publike”, “Kontrabandës me mallra të tjera”, dhe “Shpërdorimit të detyrës” në bashkëpunim, parashikuar nga nenet 25, 259, 174 dhe 248 të Kodit Penal.
Shërbimi i Kontrollit të Brendshëm në bashkëpunim me Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Korçë, si rrjedhojë e aplikimit të metodave speciale të hetimit, bëri të mundur goditjen e një grupi kriminal që kanë ushtruar për disa kohë kontrabandë të mallrave industriale dhe atyre me akcizë, jashtë pikës doganore, në kufirin jeshil, në afërsi të Fshatit Zaroshkë, Komuna Pustec (Liqenas), Korçë. Në orën 04:20, të ditës së djeshme, në fshatin Zaroshkë, u bë e mundur kapja në flagrancë e mjetit me targa bullgare “E 1233 KM”, i cili ishte i ngarkuar me mallra industriale, konfeksione, kontrabandë në sasi dhe vlerë të konsiderueshme.
Nga hetimet paraprake rezulton se Drejtori i Drejtorisë Rajonale për Kufirin dhe Migracionin në Qarkun e Korçës, Ylber Zyberi ka favorizuar në vazhdimësi kalimin e mallrave kontrabandë jashtë pikës doganore, duke shmangur shërbimet e policisë kufitare në vendkalimet e mjeteve të ngarkuara me mallra kontrabandë. Zyberi dyshohet se shpesh herë ka bërë edhe shoqërimin e mjeteve të ngarkuara me mallra kontrabandë me qëllim moskapjen e tyre nga strukturat e policisë. Nga burimet e policisë mësohet se ndër mallrat kontrabandë që drejtori lejonte, ishin qymyri i drurit, floriri, veshmbathjet, lëndët ushqimore, pije të ndryshme, etj.
SHKB në bashkëpunim me Njësinë Task-Forcë pranë Prokurorisë së Korçës, po vazhdojnë hetimet për zbardhjen e plotë të kësaj veprimtarie kriminale, të shtrirë në kohë edhe me shumë persona të tjerë të dyshuar, si dhe me implikime te strukturave të policisë kufitare në Qarkun e Korçës, pasi mendohet se Zyberi ishte një ndër hallkat e këtij zinxhiri policësh që mbyllnin sytë para abuzimit me paratë e shtetit.
Shkrimi u publikua sot (04.12.2013) në gazetën Shqiptarja.com (print)Redaksia Online
(d.d/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
10 Janar, 11:51
A duhet të çojë SPAK Berishën përpara Gjykatës për masakrën e 21 janarit?
-
Po
46.4%
-
Jo
51.6%
-
Nuk e di
2.1%
Vota total: 14885
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Zyrtare/ Nga Polonia në Slloveni, Jurgen Çelhaka ndryshon ekip
12 Janar, 22:57
-
Pezullohet mësimi në 77 shkolla të vendit nga moti i keq (LISTA)
12 Janar, 22:48
-
Përmbytjet në Vlorë, banorët vendosin thasët me rërë për të ndaluar ujin! Dredha: Përveç ‘Albano & Romina’, rrugët e tjera të kalueshme (VIDEO)
12 Janar, 22:44
-
Pesë fitore radhazi, Napoli 'likuidon' 2-0 Veronën dhe kryeson Serie A
12 Janar, 22:37
-
Tiranë/ Policia merr me karrotrec makinën në të cilën u vra 56-vjeçari (VIDEO)
12 Janar, 22:32
-
Përmbytjet në Vlorë, ministri i Mbrojtjes: Po angazhohemi për menaxhimin e situatës (VIDEO)
12 Janar, 22:31
-
Vrasja te Pallati me Shigjeta, 56-vjeçari ishte pronar i një mobilerie në zonën ku u vra
12 Janar, 22:10
-
Barcelona me dhjetë lojtarë turpëron Real Madridin, e përmbys 2-5 dhe merr trofeun e Superkupës së Spanjës
12 Janar, 22:03
-
Gjykata e dënon me 14 vite burg bandën e 4 ‘skifterëve’ shqiptarë, por i liron me kusht! Grabisnin banesat në Itali (EMRAT)
12 Janar, 21:56
-
Itali/ Shqiptari prangoset teksa shiste kokainë, policia ndërhyri kur mori lekët
12 Janar, 21:43
-
VIDEO/ Dy gola në pak ditë, Arbër Hoxha shënon sërish nën sytë e një kampioni bote
12 Janar, 21:32
-
ESENCË në Report TV/ 2500 dollarë, grekët e blenë kokën e Ali Pashë Tepelenës në Kakavijë!
12 Janar, 21:20