TIRANË- Testet e shpejta të cilat nxjerrin përgjigjet për infektimin nga COVID-19 brenda disa minutash do të jenë në Shqipëri brenda 8 apo 10 javësh. Një fakt të tillë e ka bërë të ditur kreu i OBSH për Europën Dr. Hans Klug, teksa ministrja e shëndetësisë, Ogerta Manastirliu tha se qeveria shqiptare ka gati financimin.
Për dy akuzat kryesore të opozitës, rritje e numrit të testimeve dhe se situata e pandemisë ka dalë jashtë kontrollit, përgjigjen e dha kreu i OBSH për Europën Dr. Hans Klug në konferencën e përbashkët me ministren e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu.
Klug theksoi se situata e COVID në vendin tonë është në kontroll, megjithatë shtoi se nuk duhet ulur vigjilenca. Ai tha se Shqipëria është një nga vendet që ka marrë masat në kohë, për pasojë vendi nuk ka pasur një valë të parë të fortë të pandemisë, siç ka ndodhur në shumë shtet te tjera. Sa i përket testimeve, Klug u shpreh se kjo nuk është nuk zgjidhje magjike dhe nuk duhet të jetë një qëllim në vetvete.
I dërguari i OBSH-së tha po ashtu se Shqipëria është e barabartë me vendet e tjera të botës sa i përket marrjes së vaksinës anti-COVID.
Ajo mund të them tani, është po punojmë për një barazi në shpërndarje. Ne mendojmë që të gjitha vendet të kenë akses për vaksinën. Ky do jetë një test për solidaritet global”, tha drejtori i OBSH për Evropën.
Nga ana tjetër, Manastirliu deklaroi se po forcohen kapacitetet për të përballuar situatën e epidemisë dhe janë në dispozicion 1600 shtretër të dedikuar përfshirë këtu edhe spitalet rajonale sipas 3 skenarëve. Në fund, kreu i OBSh për Europën dr. Hans Kluge dhe Ministrja e Shëndetësisë Ogerta Manastirliu firmosën marrëveshjen e bashkëpunimit dy vjeçare, që ka në fokus forcimin e kapaciteteve për parandalimin dhe përballimin e epidemive dhe përmirësimin e aksesit në shërbimin shëndetësor. Kluge erdhi Shqipërinë me ftesë të ministres Manastirliu, teksa do të zhvillojë edhe një takim me kreun e qeverisë Edi Rama.
Testet e shpejta të cilat nxjerrin përgjigjet për infektimin nga COVID-19 brenda disa minutash do të jenë në Shqipëri brenda 8 apo 10 javësh. Një fakt të tillë e ka bërë të ditur kreu i OBSH për Europën Dr. Hans Klug, teksa ministrja e shëndetësisë, Ogerta Manastirliu tha se qeveria shqiptare ka gati financimin.
“Jemi marrë me kohën e dorëzimit të testeve të shpejta pas 8 apo 10 javësh. Ne po përpiqemi ta përshpejtojmë. Shkenca ka lëvizur shpejt. Të gjithë po koordinohemi për të përshpejtuar këtë punë”, tha Klug.
"Jemi gati me financimit dhe do të kemi mundësinë që të mbështeti nga OBSH për testet e shpejt. Qeveria shqiptare ka gati financimin për blerjen e testeve të shpejta", shtoi Manastirliu.
Drejtori i OBSH për Europën Dr. Hans Kluge vuri theksin se vetëm testimet nuk janë zgjidhja magjike për parandalimin e COVID-19. Ai vuri theksin se testimi, gjurmimi, dhe izolimi janë hallka shumë të rëndësishme .
"Vetëm testimi nuk është një zgjidhje magjike, por duhen edhe hapat e tjerë se unë e shoh në Belgjikë, që nuk mund t'ia dalë, testimi është i rëndësishëm, pro pastaj duhet të ndiqet reth për ta ndaluar, duhet të një testim më i shpejt prandaj i rëndësishëm që OBSH të vijojë këtë koordinim sidomos me testimin e shpejt prandaj ne do mundohemi që t'i sjellim sa më shpejt në Shqipëri", tha Kluge .
Drejtori i OBSH për Europën Dr. Hans Kluge duke bërë një analizë të situatës së OCID në vendin tonë tha se situata është në kontroll, por nuk duhet të ulet vigjilenca.
"Situata është nën kontroll, por duhet të tregojmë shumë kujdes, se ka pasur vende që ia kanë hedhur në fazën e parë, por janë goditur më shumë në fazën e dytë, duhet të jemi vigjilentë, shkollat nuk kanë valë të lartë transmetimi, por e dimë që vendet me sistemet m,ë të forta të shëndetësisë mund të lodhen shumë shpejt, prandaj vigjilenca është shumë e madhe,dy probleme lodhja nga pandemia dhe stafi mjekësor", tha Kluge.
Drejtori i OBSH për Europën Dr. Hans Kluge në konferencën e përbashkët me ministren e Shëndetësisë, Ogertas Manastirliu ka vlerësuar Shqipërinë për masat e marra anti-COVID. Ai tha se vendi ynë nuk ka pasur një valë të parë të COVID, pasi masat janë marrë shpejt. Ai tha se testimet nuk duhet të jenë qëllim në vetvete, teksa shtoi se mbajtja e maskës është një masë mbrojtëse që do të parandalonte përhapjen e COVID.
"COVID nuk është një grip i zakonshëm. Mbulimi universal është prioritet dhe këtë koment, do ia bëj dhe Ramës në takimin e pasdites, duhet të kujdesemi për të moshuar, por edhe kur gjatë verës numri i vdekjeve ishte u ulët dhe kishim shumë raste, ishte se ishin të rinjtë ato që u prekën. përgjigje e shpejtë dhe vendimtare, ishte ndër të paktat vende që nuk pësuar një valë të parë se vendi hyrui në kontroll strikt. Qeveria ka ngritur mekanizma të strukturuara, që përfshin tre strategji të qarta. Investime të mëdha në fuqinë punëtore të shëndetësisë. Në shumë vende njerëzit dalin thjesht jashtë dhe duartrokasin heronjtë, mos ta harrojmë që kur të mbarojë COVID ne duhet t'u japim mjekëve më shumë mbështetje. Ka ardhur koha për të mbledhur forcat, në të gjitha vendet procesi i testimit nuk është qëllim në vetëvete. E përgëzoj Shqipërinë që ka marrë pjesë në studimin e solidaritetit, kjo nuk ka ndodhur kurrë më parë. Duhet të kuptojmë se çfarë i shtyn ato njerëz që të mos mbajnë maskën, nëse do të rritej mbajtja sistematike maskës ne mund të kishim shpëtuar 260 mijë jetë njerëzish që nga fillimi i shkurtit dhe kjo nuk kërkon aspak teknologji, prandaj duhet t'i shfrytëzojmë këto mundësi", tha Kluge.
550 mjekë, 3130 infermier dhe 134 epidemiolog dhe kanë marrë bonusin e COVID, më konkretisht 1000 dhe 500 euro. Shifra është dhënë nga ministrja e shëndetësisë, Ogerta Manastirliu gjatë konferencës së përbashkët me drejtorin e OBSH për Europën Dr. Hans Kluge. Ajo tha se pavarësisht pandemisë, nuk janë lënë jashtë vëmendjes programet e tjera.
"Ky moment nuk është aspak e lehtë, jemi në një betejë për më shumë se 8 muaj. të mos harrojmë se Shqipëria përpara një viti u prek nga një tërmet i fuqishëm dhe falë bashkëpunimit, mbështetjes të të gjithë vendeve, ia dolëm për t'u ringritur edhe më të fortë dhe për të vijuar rindërtimin edhe gjatë pandemisë. Nuk na ka munguar as forca dhe as vullneti për t'i bërë ballë vështirësive, shëndeti i qytetarëve është i pari për ne. Kemi marrë masa për t'ia dalë së bashku me durim, solidaritet dhe kurajo. Solidariteti është filli që na bashkon. Prej ditës së parë jemi angazhuar në përputhje me OBSH, për mjekët dhe infermierët, stafet mjekësore që po bëjnë një punë të jashtëzakonshme në terren, kemi siguruar që prej dita e parë të gjitha mjetet mbrojtëse dhe mbështetjen financiare, 550 mjekë, 134 epidemiologë, mbi 700 punonjës shërbimesh janë mbështetur me bonusin sociale. Detyra jonë është të kujdesemi dhe për të gjitha ata që kanë nevojë për kujdes shëndetësor, përtej gjithë punës që po bëhet. Ndaj në asnjë moment që në momentin e rihapjes ne nuk kemi lënë askënd pas, jemi kujdesur që të vazhdojmë programet tona, të vijojmë me investimin në sistem, sikurse jemi përpjekur për të forcuar kapacitet dhe për të përballuar situatat që mund të vijnë përgjatë periudhës vjeshtë dimër, kemi rritur testimet me 4 herë, kapacitetet spitalore, 550 shtretër të dedikuara, ndërkohë që kemi 3 skenar të përfshirjes së spitaleve rajonale që e cojnë në 1600 shtretër, është shumë e rëndësishme që pavarësisht punës që po bëjmë, puna në sistemin shëndetësor nuk ka ndalur asnjëherë, prioritetet tna nuk kanë ndaluar dhe nuk po merremi me pandeminë. Vëmendja jonë është te qytetarët dhe të trajtohen si ata e meritojnë. Pjesë e strategjisë sonë ka qenë dhe sigurimi në kohë i vaksinës së gripit, është e 4 fishuar krahasuar me një kohë më parë. Firmosim një marrëveshje të rëndësishme, nuk është një marrëveshje tipike që e kemi firmosur cdo 2 vjet, jo sepse ka ndryshuar diçka në thelb, për të forcuar kapacitetet, një udhëzues për të gjitha veprimet dhe hapat që do marrim nga sot e në vijim duke siguruar dhe mbajtur në vëmendjen tonë pikërisht objektivin kryesor, shëndet për të gjithë qytetar, mbulim shëndetësor univeral", tha Manastirliu.
Po bi Faja nga Fiku , e po e ha zdromsi si top llastiku , jarninaaa jarniii hopa ene Saja e hongri te gropa hahahaha
PërgjigjuMe preteksin e 19es ktu ne Shqipri fal injorances se pafund do jet e leht vaksina teknollogjike e sistemit,kurse ju te shiptares.covid talleni me veten me keto sondazhet mashtruse,eshte nje e thene e shenjt;kush ja ben ja ben vetes vet,e njejta gje do ndodhi edhe me terrorizmin covid,po mbillni zjarr,zjarr do korrni
Përgjigjuhahaha brenda 10 javesh thote kjo biba e rames. oj shoqe 10 jave jane 3 muaj, i bie ne shkurt me ardhe testet tuaja, oj trape
Përgjigjuper 10 jave vjen vaksina kjo thote vijne teset per cfare i do apo kot sa per muhabet.O pik e zeze ne gjermani ka filluar vaksinimi i tere mjekeve ne vijen e pare me vaksinen e re antikovid dhe popullsia pritet te vaksinohet ne mes dhjetori dhe aty nga mesi i janarit vaksinat ndahen nga BE per gjithe Ballkanin falas mos te hapet shume Rama gjasme ka siguruar vaksina falas se ato do vijne falas nga BE per interesin e saj.
PërgjigjuKy ka qrdhur per qoke, akoma se kuptoni. Te flase ne favor te qeverise dhe qeveria ta perdore per kapital politik. Si nuk iu vjen turp qe tallen xhanem.
PërgjigjuDo te ishin shpetuar vertete 260.000 jete, nese OBSH te mos dridhej e perdridhej, duke nderruar versione!!! Ishte kjo OBSH qe, ne fillim te pandemise, thoshte qe nuk duheshin mbajtur maskat dhe eshte po sot, kjo OBSH qe nuk ka vendosur nje protokoll kurimi! Palaço! Bejini hyzmet atyre mijera Eurove qe merrni çdo muaj, pa folur per benefitet!
PërgjigjuPo mos fol me kembe e duar moj cope se le nam.
Përgjigju