Drejtori i Përgjithshëm i ALBtelecom
merr çmimin “Mirënjohja e Qytetit"

Drejtori Përgjithshëm i ALBtelecom dhe Eagle Mobile Dr. Erkan Tabak ka marrë titullin “Mirënjohja e Qytetit të Sarandës” për kontributin që ALBtelecom ka dhënë për këtë qytet, si për mbulimin me shërbimin më të mirë dhe të denjë për një qytet turistik si Saranda, ashtu edhe për projektet sociale që ka realizuar me Shtëpinë e Fëmijës në këtë qytet.
 
Çmimi i është dhënë Dr. Tabak nga kryebashkiaku i këtij qyteti gjatë një ceremonie të organizuar me këtë rast në ambientet e kësaj Bashkie.
 
Duke falënderuar kryebashkiakun Çipa për këtë vlerësim, Dr. Tabak shprehu kënaqësinë për investimet që ALBtelecom ka bëre për këtë vend të bukur, duke sjellë shërbime të reja si për qytetarët ashtu  edhe për vizitorët e qytetit të Sarandës.
 
“Ne kemi organizuar disa projekte sociale dhe kulturore këtu, me mbështetjen e bashkisë dhe Shërbimit Social Shtetëror. Ne do të vijojmë ta bëjmë këtë edhe në të ardhmen”.
 
Duke falënderuar kompaninë ALBtelecom për kontributin e saj të vazhdueshëm në këtë qytet, Çipa u shpreh: “Unë si kryeshërbëtor i këtij qyteti po ia dorëzoj këtë çmim drejtorit të ALBtelecom, Dr. Erkan Tabak, duke vlerësuar maksimalisht kontributin që ALBtelecom ka dhënë për qytetin e Sarandës, veçanërisht me shërbimin e Internetit Wi-Fi  dhe mbështetjen e vazhdueshme të Shtëpisë së Fëmijës në qytet.”

albtelecom
 
Më herët, përfaqësues të lartë të ALBtelecom kanë vizituar Shtëpinë e Fëmijës në Sarandë, ku kanë dhënë dhuratat e përgatitura me rastin e afrimit të ditës së Bajramit. Më pas, së bashku me disa fëmijë të kësaj shtëpie janë drejtuar për në bashkinë e qytetit.
 
ALBtelecom u ka kushtuar vëmendje të veçantë zonave turistike, ku krahas shërbimeve cilësore bazë të telefonisë fikse, celulare 3.5 G dhe internetit ADSL, ka instaluar edhe zona të shërbimit të internetit Wi-Fi. Në këtë mënyrë, ALBtelecom kontribuon në lehtësimin e komunikimit për turistët,duke mundësuar përdorim të internetit në të gjithë zonën e bregut në qytetin e Sarandës, për më tepër të ofruar falas për dy orë në ditë. 
 
Disa nga vendet që tashmë kanë pika hotspot të shërbimit të internet Wi-Fi janë Shkodra, Velipoja, Shëngjini, Peshkopia, Lezha, Durrësi, Tirana, Fushë Kruja, Kavaja, Elbasani, Kuçova, Fieri, Berati, Çorovoda, Vlora, Tepelena, Gjirokastra, Dhërmi-Palasa, Himara dhe bregu i detit deri në Sarandë. 
 
Ky projekt avangard u vjen në ndihmë zonave turistike bregdetare, apo malore me vizitorë të shumtë gjatë stinëve turistike, të cilëve u nevojitet internet i shpejtë Wi-Fi gjatë pushimeve të tyre.

ALBtelecom do të vijojë të zhvillojë këtë projekt me pika të reja hotspot Wi-Fi, që pritet të jenë të pranishme në çdo zonë të vendit. Nga ana tjetër, përsa i përket përgjegjësisë sociale, në muajt në vazhdim do të zbatohet projekti i rehabilitimit të Shtëpive të Fëmijës në disa qytete të vendit.

erkan tabak

Redaksia Online
(e.c/shqiptarja.com)

/Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës: 10 Janar, 11:51

    A duhet të çojë SPAK Berishën përpara Gjykatës për masakrën e 21 janarit?



×

Lajmi i fundit

Ngecën në rrugën e vjetër Korçë - Ersekë, policia u shkon në ndihmë 13 qytetarëve

Ngecën në rrugën e vjetër Korçë - Ersekë, policia u shkon në ndihmë 13 qytetarëve